Politike11 Dhjetor 2023, 10:14

Arrestimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, Belind Këlliçi: Përgjegjësi është Erion Veliaj, ai nuk shpëton dot

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, Belind
Belind Këlliçi

Belind Këlliçi, ish-kandidati i opozitës për kreun e bashkisë së Tiranës në zgjedhjet vendore thotë se së bashku me një grup ekspertësh do të vazhdojë zbulimin e plotë para Strukturës së Posaçme Antikorrupsion të aferës qeveritare të grabitjes së milionave eurove nëpërmjet inceneratorëve fantazëm, si ai i Tiranës.1000 faqe të reja me prova dhe fakte do t’u dorëzohen prokurorëve.

Këlliçi tha se pavarësisht nga arrestimet e fundit të disa zyrtarëve, SPAK nuk ka bërë gjë tjetër përveçse është përpjekur ta mbyllë me aq çështjen.

'Përgjegjësi është Erion Veliaj! Politikën për të kaluar nga kapsulimi, për të kaluar nga depozitimi në incerenim, e ka marrë Erion Veliaj në Tiranë! Shkresat i ka Erion Veliaj! Nuk shpëton dot! ka mbushur gjithë Tiranën duke thënë që “e kanë mbyllur këtë çështje, kam marrë garanci jashtë dhe brenda vendit , nuk do ta prekin”...Ta harrojë, është e pamundur!

Me provat që ne kemi, me faktet që disponojmë dhe me dokumentet e tjera që do t’i çojmë edhe këtë javë dhe javët në vijim në SPAK, është e pamundur që kjo aferë të ndalojë aty ku po pretendon SPAK-u të ndalojë, tek Taulant Tusha dhe një ish-drejtor në bashki i dalë në pension, Namik Simixhiu. Kjo është e pamundur të ndodhë dhe nuk do të ndodhë me gjithë tentativën e tyre. Kjo nuk do të ndodhë! Sot do të kemi një reagim tjetër zyrtar.", tha ai në një intervistë për mediat.

 

erion veliaj belind këlliçi