Politike21 Shtator 2023, 12:33

Balla: Do të ndalojmë me ligj drogën “tullumbace” që shitet në lokalet e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Balla: Do të ndalojmë me ligj drogën “tullumbace”
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ditën e sotme në Kuvend, ka njoftuar  se po përgatit një draft për ta sjellë për miratim që ka si qëllim ndalimin për konsumimin e drogës “tullumbace” në lokalet e natës, kryesisht në Tiranë.

"Aktualisht zë zonat më të frekuentuara të kryeqytetit mund të porositësh ‘Tullumbacen’ me oksid azoti sikur të jesh duke kërkuar një kafe.

Me faturë. Janë mosha shumë të vogla ato që e konsumojnë këtë lloj droge, që në fillimet e adoleshencës.

Sipas mjekëve kjo substancë mund të shkaktojë asfiksi deri dhe në humbje jete në varësi të sasisë që konsumohet, sepse ndikimi i saj bën që të shkëputet furnizimi me oksigjen.

Ajo shkakton ndjesi euforie dhe dehjeje, por kjo është vetëm në momentet e para.", tha Balla.

 

taulant balla droga në shkolla