TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Dhjetor 2025, 12:10

Balluku në SPAK, Berisha: Rama ka përpara zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij

Shkruar nga Pamfleti
Balluku në SPAK, Berisha: Rama ka përpara zgjedhjen më të
Sali Berisha

"Rama ka vendosur të lëshojë Belinda Ballukun".

Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat jashtë sallës së parlamentit kreu demokrat Sali Berisha. Sipas tij kryeministri ishte në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij

“Balluku nuk vjen në parlament ndonëse duhet të informojë shqiptarët se një pazar i pistë është bërë. Pazari është më në fund  siç njoftova edhe 3 ditë më parë se Rama ndodhej në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij mes Lindës e Belindës. Dhe mbrëmë ka vendosur të mbajë lindën dhe të lëshojnë Belindën”.

Jashtë parlamentit, tha se kjo qeveri mban të lirë terroristët, njerëz që kryejnë pengmarrje dhe vjedhje marramendëse. Sipas tij, motoja e mazhorancës është “vidh e ik”.

“Motoja e tyre është vidh dhe ik. Terroristët jetojnë të qetë, biles me mbrojtje shtetërore. Rama ndodhej në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij, mes Lindës dhe Belindës. Mbrëmë ka vendosur të mbajë Lindën dhe të lëshojë Belindën. Parlament me ata që zbatojnë ligjin, vidh e ik, nuk ka.”, deklaroi Berisha.

sali berisha spak

Lini një Përgjigje