Politike12 Shkurt 2024, 13:13

"Çfarë ke bërë ti? Pse nuk ke bërë asnjë analizë?”/ Zbardhet përplasja Rama-Xhafaj dje në Asamblenë e PS

Shkruar nga Pamfleti
"Çfarë ke bërë ti? Pse nuk ke bërë
Edi Rama

Të tjera detaje janë zbardhur nga debatet nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS-së ditën e djeshme.

Mësohet se ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka thënë se Kavaja nuk ka bërë asnjë analizë pas humbjes së zgjedhjeve të 14 majit, të cilat në raundin e parë u fituan nga kandidati i Rithemelimit, Fisnik Qosja.

Në këtë moment ka ndërhyrë kryetari i PS-së, Edi Rama dhe ka kërkuar llogari tek Etjen Xhafaj, i deleguari për qarkun e Tiranës në Kavajë.

“E vërtetë është? Çfarë ke bërë ti aty? Pse nuk ke bërë asnjë analizë?” ka thënë Rama, shkruan Shqiptarja.com.

Më pas Etjen Xhafa ka marrë fjalën. Dje u mësua se Rama ka kërkuar nga drejtuesi i PS-së i qarkut të Tiranës, Erjon Veliajt, dhe Xhafa, të identifikojnë emrat e drejtuesve socialistë në bazë që kanë pasur performancën më të ulët.

Asambleja Kombëtare e PS-së zgjati 5 orë me dyer të mbyllura dhe mes kritikash socialistët miratuan planin e veprimit për një fitore shembullore në 2025.

 

 

rama asambleja e ps