Politike 4 Gusht 2023, 17:15

“Basha dhe Berisha të largohen”, Korreshi për zgjedhjet e 29 korrikut në PD: Bardhi do kishte qenë kandidaturë e mirë

Shkruar nga Pamfleti

“Basha dhe Berisha të largohen”, Korreshi për zgjedhjet e

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi është shprehur se Basha dhe Berisha janë dy figura të konsumuara dhe se opozitës i duhet një lider i ri.

Në një lidhje live me Skype në rubrikën “Opinion” në News24, Korreshi u shpreh se kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi do të kishte qenë një kandidaturë e mirë për zgjedhjet e 29 korrikut dhe se Partia Demokratike ka nevojë për një fytyrë të re drejtuese.

Shtatori duhet të jetë një kthesë e përbashkët për PD-në. Do doja që Berisha dhe Basha të mos garojnë më në PD, pasi janë ata shkaku i ndarjes. Një figurë e re, femër apo mashkull do i jepte një dorë të re dhe një sy të ri PD-së. Në dy zgjedhjet e fundit, 6 mars dhe 14 maj, ka pasur rënie të votave, kjo për shkak të pjesës gri.

Unë jam një nga mbështetësit e Bardhit pasi ka qenë koherent dhe transparent dhe do ishte kandidaturë e mirë për të garuar në zgjedhjet e 29 korrikut në PD”, u shpreh Korreshi.

korreshi pd bardhi