Politike27 Mars 2023, 10:39

Benet Beci dhe “lugati i berishizmit” në Shkodër

Shkruar nga Pamfleti
Benet Beci dhe “lugati i berishizmit” në Shkodër
Benet Beci dhe “lugati i berishizmit” në Shkodër

Nga 20 bastione që kishte deri më 2007-ën, Shkodra është e fundit që i ka mbetur Sali Berishës, jo se shkodranët e duan plakun “non grata”, por si vazhdim i traditës së djathtë, të cilën Sali Berisha e ka përdhosur, ndërsa tani u çoi përsëri kaçurrelsin e Aliut dhe kryehajdutin Ilir Meta

Ka bërë përshtypje fakti, që Ilir Meta ka prezantuar afro 80% të kandidatëve të primareve, ndërsa kur shkoi në Shkodër nuk e prezantoi kandidatin Bardh Spahia, por vetëm e takoi 1 minutë në rrugë ngaqë i doli përpara, madje nuk e ftoi as në takimin elektoral “Bashkë fitojmë”.

Po kështu, prej 1 muaji që Benet Beci u lakua si kandidat i PS në Shkodër e tani që ai u shpall zyrtarisht, Sali Berisha nuk u ka deklaruar as gazetarëve, se Shkodrën do ta fitojë Bardh Spahia, siç tha në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit 2022.

Ndryshe nga kandidaturat e 4 zgjedhjeve lokale nga viti 2007 e deri sot, kur Sali Berisha e ka fituar Shkodrën edhe me kukulla, në zgjedhjet e 14 majit, Edi Rama i ka vënë përballë Benet Becin, një rival potencial e me mbështetje të gjerë nga demokratët.

Sondazhet që bëhen për Bashkinë e Shkodrës nga televizionet e Irfanit, të Zenit e të Endri Meksit, e nxjerrin me 60-70% fitues kaçurrelsin e Aliut dhe “lolon” e Saliut që është kryetar, duke menduar se përballë përsëri si rivale ka Majlindën e maskave.

Por kanë rival Benet Becin, që tashmë e ka marrë “bonus” paraprak prej 30% votash “blu” në Shkodër; përveç votave të PS, votave të grupimit të LSI në këtë qytet që i menaxhon deputeti Agron Çela dhe votat e familjeve tradicionale që respektojnë e kanë lidhje me fisin Beci.

Kandidatura e Benet Becit, e ka zënë gafil dhe e ka trembur Sali Berishën, sepse i njeh personalitetin e pacenuar, lidhjet miqësore, shoqërore, reputacionin dhe ndikimin që trungu i tij familjar ka në krejt rrethin e Shkodrës.

Dyshja Berisha-Meta e dinë mirë, se sa e lehtë është pesha e kandidatit të tyre Bardh Spahia në Shkodër, përballë rivalit Benet Beci, ashtu siç e di Edi Rama, që e kandidoi si një gjetje me shanse të plota për ta fituar Bashkinë e Shkodrës.

Me këtë humbje të pritshme, duhet të ketë lidhje mos-prezantimi dhe shpërfillja që Ilir Meta i bëri kandidatit Bardh Spahia, me qëllim që pas 14 majit, të justifikohet se nuk ishte kandidati i duhur, siç nuk po flet për fitore as Sali Berisha, ngaqë ka nuhatur humbjen e Shkodrës.

Kujtojmë, se nga 20 bastione “blu” deri në vitin 2007, Shkodra është e fundit që i ka mbetur Sali Berishës, jo se shkodranët e duan plakun “non grata”, sidomos tani që e shkatërroi PD-në dhe shohin që po lufton vetëm për interesat e veta.

Por ata, edhe kur PD ka pasur kandidatë të papëlqyer, kanë dhënë votën për të djathtën, si vazhdim i traditës, të cilën Saliu e përdhosi; ndërsa tani u çon përsëri kaçurrelsin e Aliut dhe krye hajdutin Ilir Meta, kur rival ka mikun e krejt shkodranëve./Pamfleti

benet beci lugati i berishizmit shkodra kaçurrelsi i aliut ilir meta