Politike 8 Qershor 2023, 22:29

Berisha ftesë deputetëve për pajtim: I gatshëm të diskutojmë me të gjithë, përveç Bashës dhe Alibeajt!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha ftesë deputetëve për pajtim: I gatshëm të

Ish kryeministri Sali Berisha duke folur sa i takon situatës në PD, bëri një ftesë zyrtare për të gjithë deputetët që të bashkohen me të.

Në një intervistë për emisionin “Debat” në “A2 CNN”, Berisha tha se ftesa për bashkëpunim dhe bashkim është për të gjithë deputetët, me përjashtim të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët i quan si pengje të Edi Ramës.

Kjo tërheqje e tij përballë deputetëve të PD-së, Berisha thotë se ka ardhur pasi ka parë se si këta figura janë sjellë siç duhet në zgjedhjet vendore të 14 majit duke mbështetur kandidatët e primareve.

PD ka bërë hapa të rëndësishme drejt bashkimit, jo me pengje të Ramës, ata që mendojnë këtë kanë probleme me logjikën. Jo vetëm Bardhi, por të gjithë deputetët, përveç Bashës dhe Alibashës që janë në një lidhje krimi me Ramën, ato akte ndaj deputetëve i bëjnë vetëm njerëz të krimit, janë vegla, pengje të Ramës. Të gjithë të tjerët janë të mirëpritur për negociata dhe diskutime, sepse në një moment, përcaktues siç ishte momenti i zgjedhjeve, ata mbështetën primarët, investuan në parim themelor të PD, kandidatët e primareve dhe bën gjithçka për të ndaluar përpjekjet Basha-Brava që morën në zarf emrat e 61 kandidatët për t’i nxjerrë, por nuk ia dolën. Nuk ka pasur deri tani negociata, nuk kemi emergjencë. A është një ftesë, sigurisht që është një ftesë për ta, jam i gatshëm, statuti parashikon fraksionin, nëse duan, nëse jo hajde diskutojmë forma të tjera”, tha Berisha.

Deklarata e artikuluara deri tani se Sali Berisha nuk duhet të drejtojë Partinë Demokratike, ish kryeministri i quan “teza bajate të vjetra”.

Kryetarin do ta emërojnë vetëm anëtarët e saj dhe në përputhje me statutin, u bën përpjekje shumë të mëdha, m’u bën oferta nga më të ndryshmet, por problem ishte që unë nuk po luftoj për postin, por për sovranitetin e vendit tim, sepse një vend, kryetarët e forcave politike që ia emërojnë të tjetër nuk ka sovranitet dhe nuk e pranojnë, ndaj nuk më impresionojnë fare këto zëra, janë teza bajate të vjetra”, përfundoi Berisha.

berisha bashkimi pd