Pa çadrave pistoletë dhe thikave me helm në protestën e 21 janarit 2011, Sali Berish ka goditur sërish. Në atë kohë ishte ai në krye të qeverisë dhe përplasej me protestuesit, këtë herë ka ndërruar kah.
Pas protestë sot, ku PD u përplas fort me policinë, Berisha ka dalë krah një protestuesi, duke pretenduar se ai është qëlluar me snajper me plumba gome.
“Përdorën plumba gome dhe kanë goditur protestuesin në ballë, çka përbën rrezik për jetën. Protestuesi Ilir Tushe është goditur nga snajperi pa asnjë lloj motivi. Bledion Nallbati ka marrë hematomë të ndjeshme nga goditja me shkop në kokë.
Unë ju them se plumbat e gomës, kafkën në raste të caktuara mund ta shpojnë. Ilir është goditur me snajper”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje