TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2026, 21:54

Operatori mori flakë nga bombat molotov, Berisha “lan duart”: I hodhi policia

Shkruar nga Pamfleti
Operatori mori flakë nga bombat molotov, Berisha “lan duart”: I
Momenti kur merr flakë kameramani

Një incident i rëndë është shënuar gjatë protestës së sotme të opozitës në Tiranë, ku një kameraman është përfshirë nga flakët, në një moment kaosi dhe përplasjeje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Ngjarja ka ngjallur reagime të forta, ndërsa pamjet nga vendi i protestës tregojnë se sulmi ka ndodhur në kulmin e dhunës.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për incidentin duke shprehur keqardhje për kameramanin e News24, por njëkohësisht ka hequr çdo përgjegjësi nga protestuesit, duke e zhvendosur fajin te Policia e Shtetit.

Sipas Berishës, flaka që përfshiu kameramanin nuk ka ardhur nga ana e protestuesve, por nga policia.

Dëshmitarët okularë thonë se flaka ka ardhur nga ana e policisë, jo e protestuesve. Kjo mund të vërtetohet nëpërmjet filmimeve, kontrolloni filmimet,” deklaroi Berisha.

Ai shkoi edhe më tej në akuzat e tij, duke pretenduar se molotovi ose mjeti ndezës është hedhur nga policia drejt operatorit, ndërsa përdori gjuhë të ashpër ndaj efektivëve dhe drejtuesve të policisë.

Ose e ka kapur policia dhe e ka hedhur drejt operatorit. Sjellja e banditëve të policisë është kriminale, e paparë,” u shpreh ai, duke paralajmëruar përgjegjësi personale për drejtues të lartë të policisë.

Lini një Përgjigje