Politike24 Maj 2023, 14:33

"Berisha ka bunkerizim të përsëritur", Gjekmarkaj tregon si mund të zgjidhet ngërçi në PD: Të themelohet një grup i ri pa logo dhe vulë!

Shkruar nga Pamfleti
"Berisha ka bunkerizim të përsëritur", Gjekmarkaj
Agron Gjekmarkaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj e ka përjashtuar mundësinë që Lulzim Basha të jetë sërish lider i demokratëve. Gjekmarkaj, duke marrë shkas nga rikthimi në skenën politike i Bashës pasi ky i fundit njoftoi sot se do të mbahet një takim, deputeti tha se ish-kreu i PD-së e ka konsumuar kohën e vetë kur drejtoi këtë parti prej 9 vitesh.

Gjekmarkaj tha se zgjidhja për të shpëtuar nga ngërçi do të ishte krijimi i një grupi të ri, pa pasur mendjen te logoja dhe vula, por të shkohet atje ku është shumica.

"Ishte rezultat shumë i keq. E kisha parë qartë se nga po shkonte dhe ishte një rrokullisje totale. Duhet një rikonceptim i plotë për opozitën. Çdokush ka të drejtë të bëjë politikë që do, edhe Luzim Basha mund të bëjë zgjedhjet e ve. Por Basha ka humbur të drejtën të jetë lider i PD sepse ka konsumuar një kohë të caktuar historike prej 9 vitesh dhe në i dimë se si kanë qenë rezultatet. Secili prej nesh, ndoshta kemi qenë emocional dhe pas zgjedhjeve, por duhet të arrijmë në konkluzionin që grupi i Berishës është votuar dhe nga njerëzit është parë si PD dhe nuk është parë grupi tjetër. Unë e kam thënë që nëse jemi të zotë le të themelohet një grup i ri dhe të mos mbajmë as logo dhe as vulë, por ta çojmë atje ku e do shumica. Kjo nuk ka ndodhur dhe tani jemi pas zgjedhjeve dhe shohim se koalicioni i zotit Berisha ka marrë mbi 500 mijë vota. Çështja është si do të ringrihemi? Nëse Berisha ka objektiv të mbrojë interesat e veta shtrohet një opozitë fasadë. Nga deklaratat e Berishës kam parë bunkerizim të përsëritur dhe nuk me duket se po jep shenja hapjeje për t’i dhënë një zgjidhje opozitës, apo për ta bashkuar, apo të ketë edhe një lider të ri. Pse jo të mos kishte edhe mbështetjen e Berishës apo edhe Bashës. Po bëhet një panoramë që nuk është shpresëdhënëse, por janë të njëjtat fjalë, edhe pas zgjedhje, por koha po ikën."-u shpreh Gjekmarkaj.

Më tej ai shtoi: "Nëse do të kemi gatishmërinë e atij grupi të zotit Bardhi, do të jetë parti e vogël. Një LSI e vogël, ose nuk e di nëse do të arrijë deri aty. Do të ketë konflikt me Foltoren, ku do të ngrihet një zjarr. Zotin Bardhi e kam mik, dhe ka intuitë. Dhe mendoj se duhet të prisnim pak para se të merrnim në dorë frenat e grupit. Ndoshta ishte koha për të parë se sa hapësirë kishte. Zonja Tabaku, kam respekt për të, është fytyrë qytetare. Personalisht pretendoj më shumë për zonjën Tabaku, Duma, apo Bregu. E shoh si gjë të vogël që të futej në një lojë politike të tillë. Respektin tim personal zonja e ka. Ajo duhet ta shoh veten si aset të PD dhe më gjerë. Nuk kam arsye që të jem pjesë e një mish-mashi të vogël. Dua të jem deputet i saj dhe të bëj opozitën time modeste, aq sa di dhe mundem. duke korrigjuar vetveten dhe larg debatit me sharje dhe fyerje. Nëse i duam demokratët, vendin tonë, është koha që të reflektojmë thellë dhe të gjejmë një zgjidhje. Nëse do vazhdohet kështu, do të kemi asgjësim të opozitës nga vetëvrasja".

gjekmarkaj pd 14 maji