
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u paraqit sot në SPAK për herë të parë pasi dha llogari për "21 Janarin", ku 4 protestues u vranë në Bulevard më 2011-ën.
Për kreun e ‘Nismës Thurje’ Adriatik Lapaj, lidhur me “21 Janarin” duhet që të bëhet drejtësi. Ai u shpreh gjithashtu se përgjegjësit kryesor të 4 protestuesve të vrarë në Bulevard duhet që të dalin para drejtësisë.
“Nuk duhet që të vriten qytetarët në mes të Bulevardit, kjo duhet që të jetë republikë e qytetarëve. Për 21 janarin duhet bërë drejtësi ata që kanë marrë jetën e qytetarëve duhet që të përgjigjen, sepse 4 djem mungojnë tek prindërit e tyre, 4 vëllezër mungojnë tek motrat e tyre. Drejtësia është duke punuar në një terren të vështirë dhe s’është e lehtë, sot jemi tek fakti që kjo është tejkaluar sepse janë bërë shumë vite”, tha ai për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje