Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate të shumta mes opozitës dhe mazhorancës.
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi tha se deputetët e opozitës po prishin seancën teksa theksoi se do të marrë masa.
Deputeti Agran Shehaj hyri love në rrjete sociale, duke shkaktuar reagime nga mazhoranca, dukë bërë që Peshi ta përjashtonte nga seanca.
Peleshi: Po prishni seancën. Po pengoni kolegët të flasin, keni marrë dy masa. Nëse thyeni rregulloren, unë jam i detyruar ta zbatoj rregulloren. Do të hiqet fjala për ditën e sotme. Ju hoqët e drejta e fjalës për ditën e sotme
Ndërhyn Shehaj dhe futet live në rrjetet sociale.
Balluku: Agron nuk bëhet politikan me selfie, do të duhet të dalësh në të të burrave dhe të fitosh, do të ngelesh pronari i call ceneter, që nuk paguan dot sigurimet shoqërore dhe i mban vajzat dhe djemtë me rrogë më pak se minimalja, nuk bëhesh politikan me Facebook, nuk jemi në call center këtu.
Peleshi: Zoti Shehaj dilni nga seanca!
Lini një Përgjigje