Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një deklarate për gazetarët sulmoi ish ministrin e tij Ilir Rusmaili.
Ai e quan atë mercenar pa asnjë normë njerëzore, pasi sipas kreut të PD bllokoi procesverbalet e kërkuara nga komisionerët.
'Paralajmëroj Ilirjan Celibashin që të dorëzojë çdo dokument që kërkohet në përputhje me ligjin dhe të hedhë poshtë qëndrimin e turpshëm prej mercenari të Ilir Rusmailit. Një figurë e zhveshur nga çdolloj norme standardi njerëzor, një shërbëtor pa asnjë parim që ka votuar të mos japin procesverbalet e QV kandidatëve apo Partisë Demokratike për Kukësin ku kemi fituar.
Mercenar pa asnjë lloj norme morale, njerëzore bllokon procesverbalet e kërkuara nga komisionerët, kjo nuk është detyrë e tij por e Ilirjan Celibashit, s’ka punë kurrkush, ato i jep ligji, e morët ju vesh, në qarkun që kemi fituar nuk dhanë procesverbalet, e verifikova se thashë është e pamundur, i kërkoj me urgjencë Ilirjan Celibashi të dorëzojë procesverbalet.", tha Berisha.
Sot Sali Berisha është shprehur se opozita nuk do i pranojë kurrë këto zgjedhje si të drejta.
Berisha tha gjithashtu se PD nuk do i mbrojë votat me kallashnikov, por shtoi se opozita do të bëjë çdo përpjekje për ndërgjegjësimin e opinionit publik për atë që ai e quan ‘farsë zgjedhore’.
Lini një Përgjigje