Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama ër deklarata të pavërteta lidhur me subvencionimin e naftës për fermerët.
Gjatë një takimi me fermerë në qarkun e Beratit, Berisha iu referua një deklarate të bërë nga Rama pak ditë më parë në Lushnjë, ku kryeministri kishte pohuar se në vendet e Europës nuk ofrohet më subvencion për naftën.
Sipas tij, ky pretendim nuk qëndron, duke theksuar se “në mënyrë absolute nuk ka vend në Europë që nuk subvencionon naftën”.
Ai kritikoi mënyrën e komunikimit të kryeministrit me fermerët, duke shtuar se "kryeministër shkon e mashtron në mënyrën më të paturpshme”.
Berisha theksoi gjithashtu vështirësitë ekonomike me të cilat përballen fermerët, duke nënvizuar se rritja e çmimit të naftës e ka bërë punimin e tokës të papërballueshëm. Sipas tij, vendimet e qeverisë në këtë moment po rëndojnë edhe më shumë sektorin e bujqësisë, duke ulur fitueshmërinë për fermerët.
"5 ditë më parë, ai që meriton çdo epitet, i thoshte në Lushnjë fermerit se në Evropë nuk subvencionohet më nafta. Në një kohë kur në mënyrë absolute nuk ka vend në Evropë që nuk subvencionon naftën.
E pashë që i fliste socialistit sikur ti fliste lopëve e mushkave në stallë dhe që jeton me djersën e tij. Punon e zgjohet në 5 të mëngjesit dhe e mbyll me hënë ditën e punës dhe ky kryeministër shkon e mashtron në mënyrën më të paturpshme.
Ky tani merr një vendim në një moment kur nafta ka kapur atë çmimi sa që punimi i tokës bëhet i paleverdisshëm", u shpreh Berisha.
Ti mor plere nuk ke te drejte te flasesh, ti shkaterrove gjithecka ne kete vend, Rafinerite, industrine , bujqesine , ushtrine, shendetsine, gjithe insitutet. Ty duhet te mburrim se na prure BIG Brother dhe imoralitet.