Delirin si “Lider Global” dhe ‘fatkeqësinë’ që nuk është kryeministër i një shteti të madh, Edi Rama e shprehu në instervistën me revistën franceze “Le Point” më 26 mars 2026, duke thënë se, ka projekte të avancuara për zgjidhjet gjeo-strategjike, por është kryeministër i një vendi shumë të vogël…
Para dhe pas çdo ngjarjeje, krize e konflikti ndërkombëtar, Edi Rama, është vetëofruar si negociator me propozime e inciativa personale, për t’i zgjidhur shpejt, duke shfaqur hapur psiko-delirizmin e tij në rolin e “Liderit Global”, por nuk e përfillën as kur kryesoi misionin e OSBE.
Tashmë i tërhequr nga ajo ëndërr, Edi Rama po e vazhdon rolin e “Liderit Global” brenda Shqipërisë, duke bërë rezoluta e vendime terësisht personale në mbështjeje të politikave të Donald Trump, si e vetmja mundësi që t’i rihapet dera e Shtëpisë së Bardhë.
Më 10 prill 2026, vetëm 3 ditë pasi Donald Trump, përsëriti se SHBA ka projekt të ri negocimesh për përfundimin e luftës se Rusisë në Ukrainë, Edi Rama, miratoi një vendim qeverie për shtetasit ukrainas që janë dhe duan të vijnë në Shqipëri.
Me këtë vendim, ku miraton hyrjen pa viza dhe qëndrim pa leje e trajtim të ukrainasve në territorin e vendit tonë, bën përshtypje afati i lejeve të tyre deri më 30 mars 2027, sikur “Lideri Global” Edi Rama, ka parashikuar përfundimin e luftës në Ukrainë.
Në vendimin e qeverisë, thuhet se, shtetasit ukrainas lejohen të hyjnë pa viza në territorin e Shqipërisë, dhe bashkë me ata që janë në vendin tonë, do qëndrojnë pa leje deri më 30 mars 2027.
Ai ka shfuqizuar Vendimin nr.169, datë 18 mars 2022, të cilin e mori pa miratim të parlamentit, si lëvizje personale për të fituar kredite personale në Shtëpinë e Bardhë.
Të njëjtën gjë për futjen pa viza dhe zgjajten e qëndrimit pa leje në Shqipëri, Edi rama e bëri dhe me Vendim Nr. 124, datë 6 mars 2024, por tani e paska parshikuar, që lufta në Ukranaë do të përfundojë pas 1 viti.
Psiko-delirizmin si “Lider Global” dhe ‘fatkeqësinë’ që nuk është kryeministër i një shteti të madh, Edi Rama e shprehu edhe në intervistën për revistën franceze “Le Point” më 26 mars 2026, duke thënë se, ka projekte të avancuar për zgjidhjet gjeo-strategjike, por është kryeministër i një vendi shumë të vogël...
Sipas ëndrrës së tij, Edi Rama duhet të jetë President i SHBA, BE, ose Kancelar i Gjermanisë.
Por nuk është, dhe rolin e “Liderit Global” e aktron me lëvizje si i vogël, i pa dobishën, përherë i bezdisshëm, grotesk e i pa përfillshëm./Pamfleti
Gjeniu Global do i marre për veshi lideret te firmosin e bota do jetoje ne orgazmen e lumturise e ne mali Dajtit do transformohet si Mali I Olimpit ku do behen gara boterore. Eh çdo të veje edhe medaljet i ka pergatitur Surrel Medals. Nje frike është për tu pasur, se mos hyjme ne sherr të madh më Ameriken për Çmimin Noble.