Bordi i Paqes ka vënë në funksion faqen e tij zyrtare në internet, duke formalizuar strukturën dhe përbërjen e mekanizmit të ri ndërkombëtar. Platforma online paraqet 28 shtetet që marrin pjesë si themeluese, mes tyre Kosova dhe Shqipëria.
Deklarata Themeluese, e publikuar në faqe, përcakton parimet mbi të cilat mbështetet nisma. Dokumenti argumenton se paqja e qëndrueshme kërkon gjykim pragmatik, zgjidhje të mbështetura në logjikë të qartë dhe gatishmëri për t’u larguar nga modele dhe institucione që nuk kanë prodhuar rezultate konkrete.
Teksti thekson se ndërtimi i paqes lidhet me fuqizimin e qytetarëve për të marrë përgjegjësi për të ardhmen e tyre. Ai vendos theksin edhe te partneritetet e qëndrueshme, të orientuara drejt rezultateve dhe të mbështetura në ndarjen e barrës dhe përgjegjësive.

Në dokument evidentohet nevoja për një angazhim ndërkombëtar më fleksibël dhe më efektiv në fushën e paqebërjes. Qasjet që krijojnë varësi të vazhdueshme dhe e kthejnë krizën në gjendje të institucionalizuar paraqiten si modele që duhen shmangur.
Shtetet pjesëmarrëse kanë miratuar Kartën e Bordit të Paqes dhe janë zotuar të ndërtojnë një koalicion të orientuar drejt bashkëpunimit praktik dhe veprimit të koordinuar.
The Official Board of Peace Website.https://t.co/0IccukrtiD
— Board of Peace (@BoardOfPeace) February 24, 2026
Ndër 28 vendet e listuara në faqen zyrtare përfshihen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Kosova, Turqia, Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistani, Izraeli, Egjipti, Jordania, Kazakistani, Uzbekistani, Paraguai dhe Maroku, si edhe shtete të tjera nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine.
Lini një Përgjigje