TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shkurt 2026, 09:11

“Rama si idiot, do bjerë bashkë me Kushnerin”, Kokalari: Fali gjysmën e Shqipërisë për të qenë në Bordin e Paqes

Shkruar nga Pamfleti
“Rama si idiot, do bjerë bashkë me Kushnerin”, Kokalari:
Edi Rama në Bordin e Paqes

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, lidhur me pjesëmarrjen e Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, në Bordin e Paqes, por edhe sjelljes së tij në raport me Presidentin e SHBA. E ndërsa vlerëson sjelljen e Vjosa Osmanit, e cila po punon maksimalisht që të përfitojë Kosova, Kokalari shprehet se “Rama u krekos si idiot dhe ishte aty pasi po i fal gjysmën e Shqipërisë Jared Kushnerit dhe Ivanka Trump”.

Në vijim aktivistja e njohur si një mbështetëse e flaktë e Trump nuk kursen kritikat dhe shprehet se “Bordi i Paqes” është shndërruar në “Bordin e Turpit”.

E vetmja arsye pse nuk kam komentuar për “Bordin e Paqes” ka qenë sepse nuk doja të merrja nga shkëlqimi i Vjosa Osmanit, e cila e di që mundi që bën, është për përfitim të Kosovës, dhe jo për atë personalisht.

Ndërkohë, Rama 'the clown', që krekoset si idiot dhe e prek Trump-in me dorë në sup sikur e njeh prej kohësh, qartazi është aty sepse po i fal gjysmën e Shqipërisë Jared Kushnerit dhe Ivanka Trumpit.

“Bordi i Paqes” ngjan më shumë me “Bordin e Turpit”. Shumë nga ne që e kemi mbështetur Trump-in për 10 vjet, nuk po kuptojmë më çfarë po bën Trumpi dhe shumë kanë marrë një hap prapa dhe presin të shohin ku po shkon e gjithë kjo. Gjithsesi, ngjan mjaftueshëm me një kupolë të re korrupsioni, dhe nëse kështu vërtetohet, ka plot republikanë që u qëndrojnë besnikë principeve, të cilët do të largohen nga MAGA.

Sa për mua, unë vazhdoj luftën për të ekspozuar korrupsionin e Jared Kushnerit, dhe tashmë s’jam as vetëm, sepse shumica në Evropë e shikojnë korrupsionin e tij në Ukrainë, dhe ata në Izrael e kanë gjithashtu të qartë se çfarë po ndodh në Gaza.

Kam forcë të bëj një ndryshim? Vetëm, absolutisht jo. Madje jam peshk shumë i vogël, por është punë strategjie, dhe me ndihmë nga media amerikane dhe elementë të caktuar që mund të bëjnë ndryshime nga brenda dhe jashtë SHBA-së, them se do t’ia dalim.

Kur të bjerë Jared Kushneri, si gurë dominoje do të bien shumë të tjerë, mes tyre edhe Kllouni i Shqipërisë, Edi Rama”, shkruan Kokalari.

 

kokalari bordi i paqes rama

1 Komente

  1. D
    D Çuka

    Pêrshéndetje brravo Kokotari mos rri vetun por bashkohu me Pelixhen dhe thuaj qé ty tê bajn n ministre të jashtme ather me ju do ecin shqiprija drejt Madagaskarit dhe do jemi ok !!

    Lini një Përgjigje