
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën para mbështetësve në tubimin e radhës përpara godinës së Kryeministrisë, ku u ndal te zhvillimet politike pas protestës së 20 shkurtit.
Kreu i PD-së solli edhe një episod nga periudha kur drejtonte qeverinë. Ai e përshkroi Ramën si “burri më i neveritshëm në tavolinë”, duke iu referuar një takimi të mëparshëm mes tyre.
Berisha: Së pari ja dolëm me revoltën tonë, mbrojtëm nderin e Shqipërisë, shqiptarit. Dinjitetin e shqiptarëve, dinjitetin e Shqipërisë. I thamë mbarë botës, vërtet kemi një kryeministër super hajdut që ka përdorur të gjithë pushtetin të mbrojë zëvendësin e tij hajdute. Shqiptarët janë ata që mbushin rrugët dhe sheshet, ata që do i rrëzojnë.
Nuk është aspak, kureshtje, rastësi fakti që kryengritja jonë transmetohet në mënyrë të rrufeshme në mbarë botën. Jepet me dashamirësi, komentet më pozitive, duke damkosur Edi Ramën dhe Lubi Ballukun.
Si hajdut, që nuk dorëzohen por mbrojnë vjedhjen që kanë bërë. Nuk është e rastit që Rama thirret me urgjencë në Bruksel, i thuhet shkarko Belinda Ballukun për përgjegjësinë që ka. Ti heqësh imunitetin. Desh ta zgjaste, se ky është burri më i neveritshëm në tavolinë. Nuk e imagjinoni aktet e turpshme. E ka me borxh.
Isha kryeministër, më vjen mua, për zgjedhjet lokale, më vjen i Ngarkuari me punë i BE në zyrë. Po diskutoja për çështjen. I bie telefoni, zoti Rama më thotë mund të flas. Shko në zyrën tjetër. Zoti Berisha është shtrirë përtokë thotë foli një fjalë. Asnjë fjalë nuk i them, të vdesë. E di ç’bën? I jep darkën të tjerëve dhe shkon i bie në gjunjë. Përpiqet me çdo kusht por asgjë. As me puthje çizmesh e këmbësh nuk shpëton.
Lini një Përgjigje