TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Shkurt 2026, 22:27

“S’ka burg pa vendim të formës së prerë”/ Rama përdor Batonin për të paralajmëruar sulmin e ri ndaj drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti
“S’ka burg pa vendim të formës së prerë”/
Edi Rama dhe Baton Haxhiu

Ndalimi i pezullimit për ministrat, nuk është lëvizja e vetme e mazhorancës. Duket se Edi Rama po bën gati ligjin e ri, i cili do hedhë në kosh reformën në drejtësi.

Rama ka nxjerrë sot zarin e tij Baton Haxhiu për të paralajmëruar ndryshimet. Sipas Batonit, do të ketë një ligj të ri, me anë të së cilit, nuk do të lejohet paraburgimi pa vendim të formës së prerë të gjykatës, për persona që kanë mbajtur funksione publike.

"Një qëndrim të PS, që e tha Balla sot, e ka thënë edhe ne publik, që socialistët do të vendosin standardin e Rumanisë, nuk ka më burg pa vendim gjykate të formës së prerë. Këtë ka vendosur PS për pezullimin dhe arrestimin. Ky do të jetë edhe në ligj. Ne mund të diskutojmë për këtë. Nëse marrim standarted evropiane, të gjithë deputetët, të të gjithë parlamenteve, nuk mund të hetohen pa vendim të Parlamentit, asnjë”, tha ai në “Të Paekspozuarit”.

 

rama haxhiu drejtesia

Lini një Përgjigje