Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato po mbajnë sot një konferencë të përbashkët për shtyp në ambientet e Kryeministrisë, një ditë pasi Brukseli publikoi progres-raportin për Shqipërinë për vitin 2025.
Gonzato i dorëzoi kreut të qeverisë progres-raportin, sëbashku me disa udhëzime ku Shqipëria duket të fokusohet për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.
“Raporti i këtij viti publikohet në një moment të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE. 5 nga 6 kapituj janë hapur dhe po punohet për hapjen e grupkapitullit të fundit. E gjithë kjo është arritur me shpejtësi të jashtëzakonshme dhe dua të përgëzoj autoritetet shqiptare për këtë rezultat rezultat të shkëlqyer. Tani duhet të shfrytëzojmë këtë mundësi unike, pasi po hyjmë në një fazë vendimtare. Është një fazë ku do të testohet vullneti dhe aftësia e Shqipërisë për t’u përafruar me standardet e legjislacionin e BE”, theksoi Gonzato.
Ai tha se duhet vëmendje te piketat e ndërmjetme, që çdo vend aspirant duhet të plotësojë, duke i vënë theksin te fushat ku ka ngecje.
“Pa përmbushjen e tyre, nuk mund të mbyllet as provizorisht asnjë kapitull tjetër. Raporti është faktik dhe gjithëpërfshirës, shpresojmë që të lexohet dhe vlerësohet sepse jep meritën aty ku duhet dhe thekson fushat ku ka ngecje”, shtoi Gonzato.
Pasi ia dorëzoi kreut të qeverisë raportin, Gonzato njoftoi se më vonë do të takohet me ministren së Jashtme Elisa Spiropali për të diskutuar raportin, më pas me shoqërinë civile dje më pas me kryetarin e Kuvendit dhe presidentin.
Ndërsa Shqipëria pret që të mbyllë negociatat me BE brenda 2026, Brukseli me publikimin e progres raportit jep një situatë më të zymtë për anëtarësimin në BE. Komisioni Europian e kritikon së pari Shqipërinë për garantimin e barazisë në zgjedhje. Duke marrë “copy paste” gjetjet e ODIHR për zgjedhjet e 11 majit dhe duke ngritur shqetësimin se partia në pushtet ka abuzuar me administratën publike në shërbim të interesave partiake, Komisioni Europian i kërkon mazhorancës se duhet të ulet së bashku me opozitën për një reformë gjithpërfshirëse.
Komisioni Europian është i shqetësuar për qeverinë Rama 4 për sa i përket ndërhyrjes së tij në largimet masive me apo pa dorëheqje të punonjësve nga të gjithë niveleve drejtuese në bashkitë e qeverisura nga e majta. Problematike mbetet edhe transparenca e ekzekutivit.
Ndërkohë për të disatin vit radhazi SPAK vijon të mbetet e vlerësuara pa kushte në raportet ndërkombëtare monitoruese. Ndërsa Gjykatat në Shqipëri, KE i sheh të “kërcënuara” nga ndërhyrja politike.
Lini një Përgjigje