Politike24 Shkurt 2023, 12:54

Gjyqi i 3 marsit dhe dosjet në SPAK “makth” për Berishën, sulmon Gabriel Escobar dhe Yuri Kim

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqi i 3 marsit dhe dosjet në SPAK “makth” për

3 marsi dhe dosjet në SPAK duket se janë kthyer në makth për ish-kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse ai do të dalë në protestë të premten që vjen, në fakt halli i tij është te gjyqi që do të bëhet në Apel. Berisha mund të dalë nga politika javën që vjen dhe sot i është hakërryer Enkelejd Alibeajt.

Ky i fundit dje ja bëri të qartë se në 3 mars do të fitojë drejtësia. Berisha sot e akuzoi si skllav të Ramës, duke dhënë sinjale se do të marrë goditje të fortë nga gjyqi.

Alibasha është zëdhënës i Edi Ramës. Mjeran i Edi Ramës. Sqaroj shqiptarët se PD nuk ka asnjë problem as më gjykatën as me logon. Ka një vendim gjykate të 25 marsit 2022, në të cilin konsiderohen legjitime të gjitha dokumentet, ndryshimet në statut dhe procedura e Kuvendit të 11 dhjetorit. Edi Rama mban peng nëpërmjet kancelarit regjistrimin e vendimit në regjistrin e forcave politike”, tha ai.

Berisha ju hakërryer edhe ambasadores Kim dhe kryeministrit Rama. Sipas tij, ata po ndërhyjnë në gjykatë që ai të dalë i humbur.

Yuri Kim dhe Edi Rama po ndërhyjnë në gjykatë. Këta treguan se nuk kanë asnjë parim dhe moral. Kjo është ekzistente për ne. Akti i vetëm i asaj gjykate, ia tij trupi është se konstatoi se ai që ankohet është një skllav i Edi Ramës dhe nuk ka legjitimitet në ankesën e tij. Nuk ka legjitimitet në ankesën e tij. Por ne vijojmë betejën. Është e trishtë se si mediat, apo eksponentë të medias, se si Edi Rama nxjerr lakej dhe lëpirës në studio për të mashtruar shqiptarët për çdo gjë”, tha ai.

Por Berisha arriti kulmin, duke sulmuar edhe zyrtarin e DASH, Gabriel Escobar. Ai e akuzoi atë se bashkë me ambasadoren Kim janë pjesë e grupit të McGonigal. Kjo tregon se Berisha duket se tani është në panik. Më 3 mars mund të humbasë vulën e PD, ndërkohë që ka dhe hallinë drejtësisë. Gabriel Escobar është ai që kërkon arrestimin e Berishës dhe duket se aty fle lepuri.

Siç denoncoi haptaz dhe me guxim ish-deputeti Myslim Murrizi, pas vitit 2019 flitej për lista me të ‘blacklistuar’ dhe përgojoheshin emra. Gabriel Escobar, Yuri Kim, Lulzim Basha, Edi Rama. Kjo është e vërteta e pamohueshme. Ky realitet jo vetëm që nuk u përgënjeshtruar nga Yuri Kim, por ajo thërriste biznesmenë dhe i kërcënonte në ambasadë me blacklistim nëse mbështesin Sali Berishën”, tha Berisha.

3 marsi ka një rëndësi të veçantë, pasi nëse gjykata merr vendim kundër Berishës, apo nëse nuk merr asnjë vendim, ish-kryeministri mbetet jashtë zgjedhjeve. Ndërkohë nëse del kundër tij, ai del nga PD dhe gjithë procesi që u zgjidh si kryetar quhet nul.

berisha gjyqi alibeaj yuti kim