Politike24 Shkurt 2023, 13:14

U braktis nga aleatët, Berisha shigjeton Idrizin: Nuk e di nëse është me ne apo me Ramën!

Shkruar nga Pamfleti
U braktis nga aleatët, Berisha shigjeton Idrizin: Nuk e di nëse
Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka komentuar koalicionin mes LZHK-së dhe Bindjes Demokratike, duke thënë se kanë dashur të provojnë veten në zgjedhje.

Sa i përket PDIU, Berisha thotë se ende është nga zonën gri dhe do të shohë se nga do të shkojë, nga PS apo me Berishën.

Nuk besoj se kanë nxjerrë një kandidat për Tiranën, por ka një gjë këtu. Çdo forcë politike përpiqet të provojë veten me këshilltarët. Ai do të dijë rekordin e vet elektoral, do të dijë cilat janë kuotat e tij. PDIU akoma është në zonën gri, po shoh se nga po shkojnë. Nuk mund të them se po vijnë nga PD apo do shkojnë nga PS. Një gjë u them, në qoftë se ka pasur armiq më të egër pas Zervazit popullata çame, ka pasur Enver Hoxhën, i cili për 45 vjet ata, shkodranët dhe minoritarët grekë i kishte në epiqendër të të gjithë kasaphanës së luftës së klasave. Çdo çam duhet të mendohet kur afrohet me nipin e Spiro Kolekës dhe të birin e Kristaq Ramës”, u shpreh Berisha.

Lidhur me vendimin e 3 marsit nga gjykata e Apelit, Berisha tha se: “PD s’ka asnjë problem me logon dhe as me gjykatën. Ka një vendim gjykate të 25 marsit 2022 ku konsiderohen legjitime të gjitha ndryshimet në statut, e gjithë procedura e Kuvendit të 11 dhjetorit. Edi Rama mban peng përmes kancelarit regjistrimin e këtij vendimi”.

sali berisha