Politike24 Shkurt 2023, 12:38

Inceneratorët/ Berisha: Ahmetaj disponon fakte përvëluese për Ramën!

Shkruar nga Pamfleti
Inceneratorët/ Berisha: Ahmetaj disponon fakte përvëluese
Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka marrë në mbrojte Arben Ahmetajn për çështjen e inceneratorëve. Berisha u shpreh mbrëmjen e djeshme se Ahmetaj tha të vërtetën dhe se përgjegjësia kryesore për inceneratorët bie mbi Edi Ramën. Sipas tij ish-ministri i Financave ka prova përvëluese për të gjithë presionin që ka bërë Rama për këtë aferë.

Përgjegjësia kryesore për aferën e inceneratorëve ka vetëm një emër dhe ai është Edi Rama. Personi tjetër, Ahmetaj u tha dje shqiptarëve të njëjtën gjë. Nuk isha unë aq i fuqishëm sa të lëvizja qeverinë. Këtu ai ka të drejtë. Kam qenë kryeministër dhe qeverinë mund ta lëvizë vetëm kryeministri. Nuk ka njeri që mund të mbledhë 24 orë 17 dokumente nga zyra e qeverisë, siç ka ndodhur. Përveç kryeministrit askush tjetër nuk mund të lëvizë të gjitha zyrat kryesore të administratës për të grumbulluar 9 dokumente në 24 orë.

‘Mos bëj gjykatësin’ ai zgjodhi këtë argument në pamje të parë të pafajshëm, por ai disponon fakte përvëluese për presionin e jashtëzakonshëm të Ramës në këtë aferë. Ahmetaj është i implikuar, nuk ka diskutim, ua them unë juve, po njëshi në distancë nga të gjithë të tjerët është Edi Rama.”-tha Berisha.

korrupsioni sali berisha arben ahmetaj