Politike24 Shkurt 2023, 12:58

Një vit nga sulmi rus, Yuri Kim: Jemi në krah të Ukrainës, SHBA nuk i harron torturat e Kremlinit!

Shkruar nga Pamfleti
Një vit nga sulmi rus, Yuri Kim: Jemi në krah të Ukrainës,

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka thënë se SHBA është dhe do të jetë gjithmonë përkrah popullit të Ukrainës dhe se do ta mbështesë deri sa të jetë e nevojshme.

Në fjalën e saj të mbajtur sot në Tiranë në 1 vjetorin e fillimit të sulmit rus, Kim u shpreh se nuk duhet të ketë dyshime se në cilin krah qëndron SHBA.

Vetëm pak ditë më parë presidenti Biden shkoi në Kiev dhe nuk duhet të jetë asnjë dyshim se ku qëndrojnë SHBA. Ne qëndrojmë me popullin e Ukrainës. Nuk duhet të ketë dyshim që ne do të jemi me popullin e Ukrainës, për sa kohë të nevojitet. Presidenti Biden i kujtoi botës se Putini e kishte gabim kur mendonte se Ukraina ishte e dobët, apo se perëndimi ishte i përçarë. Perëndimi është si asnjëherë më parë i bashkuar. Populli i Ukrainës kanë mundur t’ia dalin mbarë pavarësisht të gjitha sfidave. Ne jemi krenarë. Posteri para nesh thotë “Tirana qëndron me Ukrainën” por nuk është vetëm Tirana. Është Shqipëria, SHBA dhe e gjithë bota mbarë që qëndron me Ukrainën. Bota e di dhe e kemi parë. Nuk do të harrojmë vende si Bucha, Kharkiv e Mariupoli, kemi parë raporte tronditëse të torturave, dhunës seksuale, rrëmbimeve, kampeve dhe vrasjet në masë nga Kremlimi, do të sigurohemi që të qëndrojmë së bashku e të sigurojmë liri e drejtësi.”, tha ambasadorja e SHBA në Tiranë.