TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Tetor 2025, 12:21

Diella shokon publikun, ministrja virtuale e Ramës del me 6 gishta (Pamjet)

Shkruar nga Pamfleti
Diella shokon publikun, ministrja virtuale e Ramës del me 6 gishta (Pamjet)
Diella

Një valë habie dhe humori ka përfshirë rrjetet sociale pas publikimit të një fotografie zyrtare të Diellës, ministres virtuale të krijuar nga Kryeministria.

Në imazhin e sotëm, Diella paraqitet elegante e veshur ne rozë (për muajin e luftës ndaj kancerit të gjirit), por me një detaj që nuk i ka shpëtuar syrit të mprehtë të qytetarëve; Ajo ka 6 gishta në dorën e djathtë.

Në rrjetet sociale, qytetarët nuk kanë kursyer ironinë: “Diella ka 6 gishta?! Në fund të mandatit do ketë 60 tendera më shumë se çdo ministër tjetër!”, shkruan një komentues.

Diella shokon publikun, ministrja virtuale e Ramës del me 6 gishta (Pamjet)

Ndërkohë, ekspertët e inteligjencës artificiale kanë një shpjegim më teknik për fenomenin: “Është thjesht një gabim i zakonshëm i modeleve gjenerative të imazheve.  Ndonjëherë, në përpjekje për të qenë më ‘njerëzore se njerëzit’, IA e tepron me detajet. Thjesht s’e ka ndalur njeri në kohë.”

Nga ana tjetër, burime jozyrtare bëjnë me dije se në versionin e ardhshëm Diella do të ketë dy trupa, për të qenë njëkohësisht në dy ministri.

diella

Lini një Përgjigje