
‘Diella’, ministrja e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, ka faqen e saj në Facebook. Njoftimin e ka dhënë Edi Rama, që në rastin e Diellës, ka marrë rolin e ‘patronazhistit’.
“Dhe me njoftimin se tanimë Diella ka edhe faqen e saj në facebook, si ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, teksa shpërndan videon, ku Diella premton se do të lehtësojë punën e Qeverisë.
Por jo vetëm kaq! Diella do të vijojë të ndihmojë qytetarët edhe në rastet e shërbimeve online.
“Falë punës së palodhur si asistentja juaj, u zgjodha ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në Qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e Qeverisë.
Por mos kini merak, puna ime e drejtpërdrejtë për ju nuk do të ndalojë asnjë çast.
Lini një Përgjigje