Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, deklaroi se protesta e organizuar një ditë më parë ishte planifikuar të zgjaste më shumë, por ndërhyrja me gaz lotsjellës ndryshoi rrjedhën e saj.
Mziu tha se përdorimi i gazit ndikoi drejtpërdrejt në shkurtimin e aktivitetit dhe në ndërprerjen e fjalës së kreut të opozitës.
Sipas tij, ndërhyrja e forcave të rendit u shtri në disa zona, përfshirë ambientet e selisë së Partisë Demokratike dhe pranë objekteve fetare.
Ai përmendi edhe rastin e deputetit Luçiano Boçi, i cili sipas tij mori djegie në dorë dhe u dërgua në spital për trajtim mjekësor. Mziu e krahasoi sjelljen e autoriteteve me praktika që, sipas tij, nuk hasen në vende demokratike.
“Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që gazi lotsjellës hidhet brenda selisë së PD-së, hidhet brenda xhamisë më të madhe në Shqipëri, të mbushur me besimtarë, nuk ka ndodhur që të shkosh me duar në xhepa para Kuvendit dhe përdoren të gjitha mjetet e dhunës. Ishit dëshmitarë vetë që një koleg yni (Luçiano Boçi) u dërgua në spital me djegie në dorë. Ka një sjellje që mund të krahasohet vetëm me regjimin Iranian”, u shpreh Mziu në A2CNN.
Deputeti njoftoi se opozita do të organizojë protesta të tjera në një afat të afërt. Ai theksoi se organizatorët synojnë tubime më të gjata dhe me frekuencë më të lartë në vazhdim.
Po ky bole e dinte qe do te perdornin molotov e fishekzjarre por nuk priste gaz lotesjelles nga policia dhe keshtu qe ju prish plani. Po mire po i jap une nje keshille, ne 28 Shkurt kur te shkosh ne proteste perseri planifiko menyra per te qendruar me gjate se protestat e kaluara sepse po qe se do perdorni dhe nje molotove te vetem gazi lotesjelles dhe uji me presion do ju mbuloi te gjitheve keshtu qe sillni maska gazi. I kerkoni nogrates tu bleje 2400 maska gazi per secilin nga ju.