TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Shkurt 2026, 21:08

PD intensifikon protestat, tubimi i radhës në 28 shkurt

Shkruar nga Pamfleti
PD intensifikon protestat, tubimi i radhës në 28 shkurt
Berisha dje në protestë

Berisha mobilizon strukturat për një tjetër protestë kombëtare më 28 shkurt...

Pas protestës së zhvilluar më 20 shkurt, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar organizimin e protestës së radhës, e cila do të mbahet më 28 shkurt.

Në një mesazh drejtuar të gjitha strukturave të PD-së, Berisha përgëzon mbështetësit për atë që e cilëson si sukses të protestës së fundit dhe u bën thirrje për mobilizim të plotë në funksion të tubimit të ardhshëm.

Me këtë mesazh dua t’ju përgëzoj përzemërsisht të gjithëve për suksesin e ri shumë të rëndësishëm që arritëm më 20 shkurt, falë angazhimit, përkushtimit, guximit dhe vendosmërisë suaj”, shprehet Berisha në mesazhin e tij.

Ai e cilëson datën 20 shkurt si një moment të rëndësishëm për opozitën, duke theksuar se protesta pati jehonë të gjerë në opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar.

Ndaj, duke filluar nga nesër, me energjinë dhe frymëzimin e 20 shkurtit, të nisim me përkushtim betejën e ardhshme! Të trokasim në çdo derë, në çdo lagje, bllok, rrugë e rrugicë, në çdo fshat e qendër pune, për të garantuar pjesëmarrjen më masive të shqiptarëve në protestën e ditës së shtunë, më datë 28 shkurt”, thuhet më tej në mesazh.

Berisha u kërkon strukturave të partisë mobilizimin e të gjitha forcave dhe energjive për organizimin e protestës, ndërsa bën të ditur se ora dhe vendi i zhvillimit do të njoftohen ditën e hënë.

Mesazhi i plotë

Me këtë mesazh dua t’ju përgëzoj përzemërsisht të gjithëve për suksesin e ri shumë të rëndësishëm që arritëm më 20 shkurt, falë angazhimit, përkushtimit, guximit dhe vendosmërisë suaj.

Dje, në një datë historike, shënuam për opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar një fitore të re tejet të çmuar për suksesin përfundimtar të kryengritjes sonë paqësore. Jehona e këtij suksesi pushtoi dje, me shpejtësi të pashembullt, hapësirën e komunikimit si dhe mendjet e zemrat e shqiptarëve dhe të njerëzve të lirë në mbarë botën.

Ndaj, duke filluar nga nesër, me energjinë dhe frymëzimin e 20 shkurtit, të nisim me përkushtim betejën e ardhshme! Të trokasim në çdo derë, në çdo lagje, bllok, rrugë e rrugicë, në çdo fshat e qendër pune, për të garantuar pjesëmarrjen më masive të shqiptarëve në protestën e ditës së shtunë, më datë 28 shkurt.

Kjo është përparësia jonë! Mobilizoni të gjitha forcat dhe energjitë për përmbushjen e këtij misioni!

Përshëndetje të përzemërta.

Fitore!

Miqësisht,

Sali Berisha

Ps Ora, vendi do ju njoftohen te hënen.

 

1 Komente

  1. p
    poshte komunizmi

    moren urdher hordhite sallavo-komuniste, u kane ngelur vetem 2000 taliban mercenar

    Lini një Përgjigje