
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë takimit përmbyllës të fushatës elektorale në Tiranë, ai ftoi qytetarët që më 14 maj të votojnë për ndryshim.
Meta nuk la pa akuzuar kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj se kanë sjellë varfëri në vend duke vjedhur dhe mashtruar. Ai shtoi gjithashtu se Rama duhet të shohë me dylbi dhe satelitë bashkitë që është zotuar të fitojë nga Tirana e deri në Sarandë.
“Të vendosim njëherë e përgjithmonë transparencën absolute të kryebashkiakëve të zgjedhur nga vota juaj. Kam një falenderim të veçantë për Sali Berishën sepse guxoi në situatën më kritike të demokracisë së vendit që të realizonte procesin e primareve, Ishte një proces i rrezikshëm.
Edi Rama ka punuar vetëm për të përçarë opozitën. Nga procesi i primareve kemi një avantazh të jashtëzakonshëm, u përpoq ta sillte këtë fushatë. Ka qenë një basketbollist i dështuar sepse dilte nga loja sepse bënte vetëm faull. Opozita do i bëjë një tre pikësh. Këta janë të rinjtë dhe figurat e reja, Ky i Tiranës jo vetëm ka 8 vjet që gënjen dhe mashtron, paguan inceneratorin që nuk ekziston. Ka futur në borxh qytetarët e Tiranës.
Njëkohësisht të gjithë këta bëjnë gjithçka edhe tani që jemi këtu, me asfaltin elektoral të paligjshëm në një zonë të gjelbër. Në 15 Maj këshilli i ri i bashkisë do fillojë të numërojë 1 mln pemët ku janë në Tiranë. Nuk është çudi që ka firmosur tender për 1 mln pemë dhe lekët i ka ndarë me Edi Ramën. Sa i takon Edi Ramës duhet ta falenderojmë vetëm për një shaka që na tha gjatë kësaj fushate që ai do të fitonte në Shkodër. Në 15 Maj do të dhurojmë një palë dylbi të shikosh nga Surreli bashkinë e Tiranës dhe Durrësit. Shkodrën, Korçën, Kuçovën, Sarandën shikoji nga satelitët që ke ngritur në qiell”, tha Meta.
Lini një Përgjigje