TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shtator 2025, 12:55

Dosja në GJKKO, Meta kërkon largimin e Irena Gjokës: S'mund të vlerësojë aktet hetimore

Shkruar nga Pamfleti

Dosja në GJKKO, Meta kërkon largimin e Irena Gjokës: S'mund

Irena Gjoka është caktuar gjyqtare paraprake për dosjen ndaj ish-Presidentit të Republikës Ilir Meta. Gjoka do të vlerësojë veprimet e Prokurorisë dhe do të vendosë nëse do të kalojë dosja për gjykim, do të kthehet për hetime të mëtejshme, apo ajo do të pushohet.

Pas përcaktimit të gjyqtares Irena Gjoka për shqyrtimin e dosjes së ish presidentit Ilir Meta, avokati i tij Kujtim Cakrani tha se do të kërkojë dorëheqjen e gjyqtares nga çështja. Cakrani shtoi se në rast se Irena Gjoka nuk do të pranojë, atëherë ai do bëjë kërkesë për përjashtimin e saj.

Sipas tij, nuk mundet të shqyrtojë dosjen një gjyqtare e cila është dënuar në shtetin grek dhe që njëkohësisht është anatemuar edhe nga Ilir Meta dhe nga partia që drejtohet prej tij, Partia e Lirisë.

“E prisja që do ishte Irena Gjoka gjyqtarja, sepse s’është rastësi që shorti bie me Irena Gjokën. Padyshim që s’do ta pranojmë këtë gjyqtare, jo vetëm për faktin që ka dënim penal, që ka mashtruar, por mbi të gjitha ajo është anatemuar si nga z.Meta, PL, por edhe qëndrimet e mia si avokat në studiot televizive.

Unë do flas me klientin tim, z.Meta dhe do shohim qëndrimin tonë në momentin e duhur për gjyqtaren Gjoka. Meta është i pafajshëm dhe apostafat mjeshtrat e prokurorisë manipulojnë dosjet dhe gjejnë gjyqtare si Gjoka për t’i vënë kapakun. S’më njohin mirë akoma. Do ta kuptojnë kush jam unë. Ne do ta fitojmë këtë betejë sepse jemi në të drejtën tonë. Jo Irena Gjoka që s’na del përpara, por s’na del dot askush", tha Cakrani.

 

 

Lini një Përgjigje