TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Shtator 2025, 12:33

"Këta shqipot me makina", Rama: Bëjnë selfie nëpër pika panoramike dhe lënë mbeturat aty

Shkruar nga Pamfleti

"Këta shqipot me makina", Rama: Bëjnë selfie

Kryeministri Rama teksa ka folur për trajtimin e mbetjeve urbane, ka kritikuar qytetarët shqiptarë që hedhin mbeturina nëpër rrugë.

Ai u shpreh se mbeturinat nëpër rrugë nuk i hedhin turistët, por “shqipot”. Rama theksoi se këta individë ndalen për të bërë fotografi nëpër pika panoramike për të treguar bukuritë e Shqipërisë, por nga ana tjetër, e ndotin duke hedhur mbeturinat në tokë.

“Është e rëndësishme të kuptojmë se në këtë proces të rritjes së prodhimit të ujit, të trajtimit të mbetjeve dhe rritjes së përmasës së gjelbër në hapësirat publike brenda qyteteve, është ana e mirë. Ka edhe anë të errët të hënës që kanë të bëjnë me ata që bëhen pengesë këtyre proceseve duke vjedhur ujin, hedhur plehrat në rrugë… shqipo, shqipo se nuk e bën një turist i huaj këtë. E bëjnë shqipot që lëvizin me makinë, shqipot e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut. Shqipet që ndalojnë në anë të autostradës, bëjnë fotografi dhe marrin plehrat nga makina dhe i hedhin aty.

I keni të fotografuara, edhe pikë panoramike për të bërë selfie ‘Sa e mirë je o Shqipëria ime’, edhe grumbullim plehrash të hedhura po aty. Edhe fotografitë me birrë aty me perëndimin e diellit, edhe shishet e hedhura në tokë….Mirupafshim Shqipëria ime, shihemi verën tjetër. Këto janë situata që kanë nevojë për solidaritet dhe masa drastike nga ana e qeverisë por edhe rritje të kotributit të njerëzve”, tha Rama.

Lini një Përgjigje