Politike22 Shkurt 2024, 12:36

E ndjen veten moralisht kryetar të PD pas protestës së 20 shkurtit? Përgjigjet Lulzim Basha

Shkruar nga Pamfleti

E ndjen veten moralisht kryetar të PD pas protestës së 20

Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar se protesta e 20 shkurtit dukej më shumë e drejtuar kundër PD se kundër opozitës.

I pyetur nga gazetari Osman Stafa nëse e ndjente apo jo vetën kryetar të Partisë Demokratike, ai tha se rruga e vetme është të përballeni me qeverinë dhe jo “të mbajnë thika me helm ndaj njëri- tjetrit”.

Nëse protestën e kanë bërë kundër qeverisë shumë mirë. Ata e bënë sikur e kishin drejtuar kundër PD.
Rruga e vetme që të përballemi me qeverinë është të përballemi me të jo të mbajmë në shpinë thikat me helm për njëri tjetrin”, tha ai.

Basha po ashtu komentoi sot ftesën partive opozitare për të qenë pjesë e konfederatës.

Ai tha se nuk duhet të jenë hipokritë me shqiptarët, ndërsa shtoi se zakonet e vjetra të përçarjes nuk kanë rreshtur.

S’duhet të jemi hipokritë as me veten as me shqiptarët. Zakonet e vjetra nuk kanë rreshtur. Edhe sot edhe dje, ka pasur gjuhë përçarje. Këto janë shërbime ndaj qeverisjes dhe Ramës. E vetmja gjë që dua të përsëris është se unë dhe PD nuk do të vonohemi asnjë sekondë kohë. Do të bëjmë gjithçka përballë kësaj qeverie.”, tha Basha.

lulzim basha 20 shkurti