Politike22 Shkurt 2024, 11:44

PDIU bashkoi votat me PS për emigrantët, Idrizi, Bardhi dhe Tabaku përplasen në oborrin e Kuvendit

Shkruar nga Pamfleti

 

PDIU bashkoi votat me PS për emigrantët, Idrizi, Bardhi dhe Tabaku
Deputët në oborrin e Kuvendit

 

Seanca plenare e kësaj të enjteje u mbyll për 10 minuta, mes bilbilave, zhurmuesve dhe tensionit në sallë.

Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar me 77 vota pro marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët me PDIU që bashkoi votat me PS-në.

Nga ana tjetër, lëvizja e PDIU për të bashkuar votat me maxhorancën për të kaluar me 77 vita pro marrëveshjen e emigrantëve me italisë shkaktoi diskutim mes Shpëtim Idrizit, Jorida Tabakut dhe Gazment Bardhit, të cilët u panë duke debatuar në oborr.

Në një prononcim pas seancës plenare, Mesila Doda, si pjesë e PDIU-së “justifikoi” vendimin e forcës politike që ajo përfaqëson për të bashkuar votat me mazhorancën, që i dha dritën jeshile ratifikimit të marrëveshjes mes Italisë e Shqipërisë për emigrantët.

“Ne flasim për një shtet mik që na mbështetur gjithnjë në procesin e integrimit dhe gjatë krizave. Marrëveshja do të duhej të mbështetej nga të gjithë. Për çështjen e amnistisë varet nga shtresat që përfitojnë. Parlamenti nuk është për luftë, është të gjejmë ligjet më të mira për vendin. Duhet të kemi mundësinë të japim fjalën tonë. Do të duhet të lexoj draftin pasi nuk kam një përfundimtar.”, deklaroi Mesila Doda.

 

pdiu bashkoi votat me ps idrizi bardhi tabaku