Politike22 Shkurt 2024, 12:07

Amnistia Penale, Basha zbulon dy kushtet ndaj PS për të votuar pro

Shkruar nga Pamfleti
Amnistia Penale, Basha zbulon dy kushtet ndaj PS  për të votuar pro
Lulzim Basha

Kreu i PD, Lulzim Basha ditën e sotme doli në një konferencë për shtyp, ku reagoi edhe njëherë për çështjen e Amnistinë Penale, e cila u tërhoq nga rendi i ditës në Kuvend dhe nuk u miratua.

Basha deklaroi se shpreson se amnistia të mos shndërrohet në një pazar për të tentuar për të blerë vota nga radhët e opozitës.

Kreu i opozitës, theksoi se grupi i tij mund të votojë pro saj nëse hiqen propozimet nga të cilat përfitojnë zyrtarët e dënuar nga SPAK dhe në falje përfshihen dhe protestuesit e arrestuar në protestat e mëparshme opozitare.

“Edhe këtë të enjte aktet qeveritare u miratuan për 8 minuta dhe u bllokua çdo hapësirë për opozitës për të bërë detyrën e saj për transparencën dhe gozhdimin e aferave qeveritare. Pas seancës dëgjuam një deklarim të qeverisë se përse u tërhoq amnisti nga rendi i ditës. Shpresoj të ketë qenë pjesë e gënjeshtrave dhe që nuk do ta shndërrojnë amnistinë në pazar të gjësë së gjallë për të peshkuar vota. Nëse vërtetë duan të kenë një përqasje humanitare për amnistinë, rruga është e thjeshtë. 1 të hiqen propozimet për të përfituar zyrtarët e korruptuar dhe së dyti në amnisti të përfshihen ata që zvarriten gjyqeve si protestuesit e Astirit, Bregut të Lumit, që u ngritën në protesta për të mbrojtur pronën e tyre, por dhe atyre që protestuan kundër vjedhjes së zgjedhjeve. Këtë e kemi si kusht dhe nuk ka tërheqje. Ky është qëndrimi ynë.”, tha Basha.

lulzim basha amnistia penale