Politike22 Shkurt 2024, 11:54

Qeveria miratoi ligjin për Zonat e Mbrojtura, reagon BE

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria miratoi ligjin për Zonat e Mbrojtura, reagon BE

Ditën e sotme në seancën plenare është miratuar me 74 vota pro projektligji për zonat e mbrojtura. 

Për këtë ka reaguar edhe delegacioni i BE në Tiranë. 

Delegacioni i BE në Tiranë thotë se rruga e Shqipërisë drejt unionit e qartë dhe ligjet duhet të jenë në përputhje me legjislacionin e unionit.

'Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është e qartë. Ajo kërkon përpjekje të vazhdueshme nga qeveria dhe parlamenti për të siguruar që legjislacioni shqiptar të përafrohet me standardet evropiane.
Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE-së presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent.
Delegacioni i BE-së do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, sipas kuadrit ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.', shkruan prezenca e BE në Tiranë.

Edhe deputetja e opozitës, Ina Zhupa reagoi për mediat pas miratimit të ligjit që lejon ndërtimin në zonat e mbrojtura. Zhupa është shprehur se ky ligj lejon shkatërrimin e zonave të mbrojtura dhe po bëhet në interes të oligarkëve që janë të lidhur me qeverinë.

 

ligjin për zonat e mbrojtura be