Si folësi i parë i kësaj legjislature, kryeministri Edi Rama uroi fillimisht kryetarin e ri të Kuvendit, Niko Peleshi për një punë sa më të suksesshme.
Më pas ai paralajmëroi opozitën që të ndryshojnë sjellje, përndryshe “prania e PS-së në Kuvend do të zgjasë sa një proces votimi”.
Rama gjithashtu ia la fjalën ministres me Inteligjencë Artificiale që irritoi opozitën.
Ai vuri theksin te rëndësia që do të ketë Diella, anëtarja më e re e kabinetit dhe projekti i saj “AI 4” për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për të pozicionuar vendin si një qendër ambicioze të zhvillimit teknologjik.
"Diella do të ushtrojë një ndikim vendimtar për përshpejtimin e këtij procesi të anëtarësimit. Ajo do të mbështetet nga AI 4 që do të ketë lirinë e plotë të operojë
Akseleratori AI 4 do të bashkojë talentet më të mira brenda vendit, shqiptare ne diasporë, por edhe të huaj.
Do të ndërtojë kompani që mund të kenë vlerë të konsiderueshme për Shqipërinë.Diella me akseleratorin e saj AI 4 do të pasqyrojë bukur Shqipërinë si një vend me ambicie.
Do ta kthejë institucionet në platformat zhvillimore të AI. Jam i keq ardhur për kundërshtimet për Diellen si anëtare e kabinetit dhe me keqkuptimet për rolin.
Duke qenë se Diella është e integruar në dekretin e presidentit, atëherë para se të vazhdoj më tej kërkoj nga shërbimi i Kuvendit ti jap fjalën Diellës.", tha ai.
Lini një Përgjigje