Politike 4 Dhjetor 2023, 09:32

Edi Rama tradhëton Giogia Melonin: Zgjedh Rijadin para Romës!

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama tradhëton Giogia Melonin: Zgjedh Rijadin para Romës!
Muhamed Bin Selman dhe Edi Rama /

Vota e Tiranës pro Rijadit, politikisht është një rrëshqitje e pastër në ujrat orientale, duke tradhëtuar direkt një nga shtetet më të rëndësishme partnere dhe mbështetëse të saj, Italinë...

Pak kohë pas akordit për emigrantët nga Afrika, që do t’i presë në Shëngjin, ku Edi Rama u kthye në një yll të publikut italin, dhe hiqej si një mik i madh, i tradhëtoi ‘tak-fak’.

Në një votim ndërkombëtar, ku Shqipëria kishte një votë të rëndësishme për mbajtjen e Ekspo 2030, votoi për Rijadin e jo për Romën, e cila ishte një kandidate potenciale. Italia, që kishte investuar shumë në këtë event të rëndësishëm për industrinë dhe ekonominë e saj, u tradhëtua jo vetëm nga konkurentet e mëdhenj, por edhe nga miku i vogël Edi Rama, i cili u tërhoq nga petrodollarët e Muhamed Bin Selman.

Që tani kanë nisur komentet e forta në Romë. Emisioni më i rëndësishëm satirik Fratelli di Crozza, i cili e kishte vizatuar kryeministrin shqiptar si Don Corleone, përdori sërish nota tallëse, duke theksuar se Rama “kur ka para përpara, ai është”.

Një ironi me shprehjen se “Kur na therret Italia, ne jemi”. Por ndërkaq, mediat italiane bëjnë të ditur se diplomacia atje pritet që të shpërthejë për këtë pakenaqësi, edhe në kanalet e rëndësishme të Bashkimit Europian. Ç’ka do të thotë se Roma nuk do të jetë më avokate e fortë kundret përplasjes me Athinën, duke pasur parasysh se qeveria e Tiranës, ka zgjedhur Arabinë Saudite në vend të Europës.

Po përse Shqipëria votoi Rijadin?

Italianët thonë se përveç Muhamed Bin Selmanit, i cili ka pritur Ramën dy herë vitin e fundit, dhe ministrit të Jashtëm të Arabisë Saudite që ka vizituar Tiranën vitin e shkuar, një rol lobimi kanë luajtur edhe Emiratet e Bashkuara, por edhe Erdogan, i cili gjithashtu ka mbështetur kandidaturën e kryeqytetit të Arabisë Saudite.

Gjithsesi diskutimi është nëse Edi Rama e ka bërë të ditur më parë këtë qëndrim të Tiranës zyrtare për Expo 2030, apo vendimin e ka marrë papritur. Nëse kemi të bëjmë me një ndryshim qëndrimi apo fshehje, kjo rrezikon seriozisht marrëdhëniet me Italinë në një të ardhme të afërt.

Nga ana tjetër, vota e Tiranës pro Rijadit, politikisht është një rrëshqitje e pastër në ujrat orientale, duke tradhëtuar direkt një nga shtetet më të rëndësishme partnere dhe mbështetëse të saj, Italinë.

Ka shumë gjasa, që kjo votë të luajë rol negativ edhe për një vijëmisi të fluksit turistik të italianëve në Shqipëri. Aleanca proarabe e Tiranës, lë një shije të hidhur, pasi deri më sot Edi Rama nuk ka lënë rast pa shtuar se “jemi vëllezër me apeninët”. Por që në këtë rast, ka zgjedhur habibin arab.

Në ditët në vijim pritet të dalin në pah këto përplasje, që mund të nxjerrin edhe të parala të mëdha në lidhje me allishverishet Tiranë-Rijad.

Fakt është se në Romë janë gati për një përplasje të fortë me qeverinë e Edi Ramës, i cili tashmë ka humbur besimin e tyre…/Pamfleti

edi rama tradhëtia giorgia meloni rijadi roma