Politike 4 Dhjetor 2023, 09:24

Rikthehet ‘lufta’ në Kuvend, deputetët e opozitës përplasen me Gardën: Mos na prekni me dorë!

Shkruar nga Pamfleti
Rikthehet ‘lufta’ në Kuvend, deputetët e opozitës
Tensione në Kuvend para nisjes së seancës

Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën, pasi kjo e fundit nuk i ka lënë që të futen disa prej opozitarëve.

Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me tensione. Rithemelimi ka shkuar herët në ambientet e Kuvendit, ndërsa ka pasur sërish përplasje mes deputetëve dhe punonjësve të Gardës.

Këta të fundit po ushtrojnë kontroll ndaj deputetëve që të mos fusin tymuese. Deputetët janë përplasur fizikisht, madje në moment Flamur Noka ka shtyrë një prej tyre.

Gardisti nuk lejoi Nokën që të futej duke i thënë se ka flakadan në xhep, ndërsa deputeti e ka ofenduar punonjësin e Gardës.

Përplasja:

Noka-Gardistit: Ik er pridhu mos mu afro. Ik er pridhu, do më tregosh ti mua.

Bardhi: Mos e prek me dorë. Mos e prek me dorë.  

“Si s’ju turp”, dëgjohet t’i drejtohet  punonjësve të Gardës, deputetja, Albana Vokshi.

Po ashtu Gazmend Bardhi u bërtet duke u thënë “Hapni rrugën”.

Mes disa prej deputetëve dhe punonjësve të Gardës ka pasur edhe përplashe fizike.

Deputeti, Saimir Korreshi, i drejtohet mediave duke u thënë, “ja çfarë bën Rama frikacaku”.

Kjo seancë plenare vjen pas javës së gjelbër, ku tashmë ligjvënësit do të mblidhen për të diskutuar mbi problematikat që kanë evidentuar në terren nga takimet me qytetarët.

Prej javësh në Kuvend nuk po zhvillohen seanca normale plenare për shkak të kaosit që shkakton Rithemelimi. 

Prej javësh në Kuvend nuk po zhvillohen seanca normale plenare për shkak të kaosit që shkakton Rithemelimi. Këta të fundit pritet që edhe seancën plenare ta sabojnë sërish, pasi kanë paralajmëruar kaos deri në ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara. Por, nga ana tjetër PS kërkon të ndryshojë ligjin për komisionet hetimore.

Drafti i propozuar nga PS, ngushton objektin e komisioneve hetimore, duke thënë se parlamenti mund të hetojë vetëm çështje konkrete ndërsa ndryshime parashikon edhe në thirrjen e dëshmitarëve.  Një vit më parë edhe opozita dorëzoi përmes dy deputetëve Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho dy propozime për Komisionet Hetimore, të cilat sipas rregullave parlamentare, do të duhet të bashkohen dhe të diskutohen së bashku./ Pamfleti

tensione ne kuvend