Politike 4 Dhjetor 2023, 08:29

Sot në Kuvend; a do ta sabotojnë grupi i Berishës sërish seancën?

Shkruar nga Pamfleti

Sot në Kuvend; a do ta sabotojnë grupi i Berishës sërish

Ditën e sotme në orën 10:00 do të mblidhet Kuvendi, ndërsa pritet që grupi i Berishës të shkaktojnë sërish kaos në seancë.

Kjo seancë plenare vjen pas javës së gjelbër, ku tashmë ligjvënësit do të mblidhen për të diskutuar mbi problematikat që kanë evidentuar në terren nga takimet me qytetarët.

Prej javësh në Kuvend nuk po zhvillohen seanca normale plenare për shkak të kaosit që ka shkaktuar Rithemelimi.

Këta të fundit pritet që edhe seancën plenare të ditës sotme ta "shkatërrojnë" sërish, pasi kanë paralajmëruar kaos deri në ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara. Por, nga ana tjetër PS kërkon të ndryshojë ligjin për komisionet hetimore.

Drafti i propozuar nga PS, ngushton objektin e komisioneve hetimore, duke thënë se parlamenti mund të hetojë vetëm çështje konkrete ndërsa ndryshime parashikon edhe në thirrjen e dëshmitarëve.

Një vit më parë edhe opozita dorëzoi përmes dy deputetëve Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho dy propozime për Komisionet Hetimore, të cilat sipas rregullave parlamentare, do të duhet të bashkohen dhe të diskutohen së bashku.

 

kuvend grupi i berishes seance