Politike 4 Dhjetor 2023, 09:36

Flamur Noka përplaset me Gardën: Ik pirdhu mos mu afro, do më tregosh ti mua!

Shkruar nga Pamfleti

Flamur Noka përplaset me Gardën: Ik pirdhu mos mu afro, do më

Deputetët e opozitës janë përplasur me Gardën, pasi kjo e fundit nuk i ka lënë që të futen disa prej opozitarëve.

Rithemelimi ka shkuar herët në ambientet e Kuvendit, ndërsa kanë filluar sërish përplasjet mes deputetëve dhe punonjësve të Gardës, pasi nuk kanë lejuar që të futen disa deputetë të opozitës.

Garda po ushtron kontroll ndaj deputetëve që të mos fusin tymuese. Deputetët janë përplasur fizikisht, madje në moment Flamur Noka ka shtyrë një prej tyre. Gardisti nuk lejoi Nokën që të futej duke i thënë se ka flakadan në xhep, ndërsa deputeti e ka ofenduar punonjësin e Gardës.

“Ik er pridhu mos mu afro. Ik er pridhu, do më tregosh ti mua”, tha Noka.

Kjo seancë plenare vjen pas javës së gjelbër, ku tashmë ligjvënësit do të mblidhen për të diskutuar mbi problematikat që kanë evidentuar në terren nga takimet me qytetarët.

Prej javësh në Kuvend nuk po zhvillohen seanca normale plenare për shkak të kaosit që shkakton Rithemelimi.

Prej javësh në Kuvend nuk po zhvillohen seanca normale plenare për shkak të kaosit që shkakton Rithemelimi. Këta të fundit pritet që edhe seancën plenare ta sabojnë sërish, pasi kanë paralajmëruar kaos deri në ngritjen e komisioneve hetimore të kërkuara. Por, nga ana tjetër PS kërkon të ndryshojë ligjin për komisionet hetimore.

Drafti i propozuar nga PS, ngushton objektin e komisioneve hetimore, duke thënë se parlamenti mund të hetojë vetëm çështje konkrete ndërsa ndryshime parashikon edhe në thirrjen e dëshmitarëve.  Një vit më parë edhe opozita dorëzoi përmes dy deputetëve Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho dy propozime për Komisionet Hetimore, të cilat sipas rregullave parlamentare, do të duhet të bashkohen dhe të diskutohen së bashku.

flamur noka deputetët seanca