
Kryeministri Edi Rama ka emëruar në krye të Ministrisë së Jashtme, Elisa Spiropalin.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme jeton në një zonë orare tjetër. Një zonë orare e ndryshme nga ora e Shqipërisë. Shërbimi i jashtëm është një trup i cili në tërësinë e vet ec me xhiro të ngadalësuara dhe nuk jep dot atë që pritet prej tij. Prej vitesh rezultatet janë modeste, nuk ndryshojnë dhe janë shkurajuese. Duhet që ta çojmë në maksimum diplomacinë shqiptare. Në krye do të jetë një person me një veçori të spikatur për të mos iu mbyllur goja, Elisa Spiropali”, tha Rama.
Lini një Përgjigje