TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shkurt 2026, 11:02

Emëroi një rus në përfaqësi: Shpallet e pandehur ambasadorja shqiptare në Gjermani, Aida Sakiqi

Shkruar nga Diplomatico | Pamfleti.net
Emëroi një rus në përfaqësi: Shpallet e pandehur
Aida Sakiqi /

E akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, ambasadorja e konsideruar si mikeshë e gruas së kryeministrit, Linda Rama, përballet me hetim penal...

Aida Sakiqi, ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, mësohet se është vënë nën hetim nga Prokuroria dhe është shpallur e pandehur për tre vepra penale, të cilat janë: “Shpërdorimi i detyrës” – Neni 248, “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare” – Neni 186 dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” – Neni 245.

Hetimi ka nisur nga denoncimi i bërë nga disa qytetarë që jetojnë në Gjermani, por edhe nga zyrtarë të rëndësishëm të shtetit gjerman, ndërkaq burimet thonë se ka pasur kallzime edhe nga punonjës të ambasadës.

Prokurorët e çështjes, pasi janë njohur me kallëzimet e disa personave dhe me faktet përkatëse, kanë kryer hetime paraprake duke marrë në pyetje disa dëshmitarë.

Abuzimet e ambasadores Aida Sakiqi janë denoncuar nga disa zyrtarë të përfaqësisë diplomatike, por edhe nga autoritetet gjermane. Bëhet fjalë për dhjetëra dokumente të klasifikuara dhe të falsifikuara prej saj, si dhe për abuzime në menaxhimin e fondeve të ambasadës.

Prokurorët kanë kryer disa veprime hetimore dhe kanë konstatuar se shpërdorime ka pasur jo vetëm me financat, dokumentet, tenderët dhe fondet, por edhe në emërimin e personelit.

Gjatë hetimit është konstatuar se janë shkelur rregullat e sigurisë kombëtare në emërimin e stafit, duke punësuar persona me shtetësi ruse, bullgare dhe holandeze.

Më herët është dashur ndërhyrja e SHISH-it (Shërbimit Informativ Shtetëror) dhe e shërbimit sekret gjerman për largimin e një shtetasi rus të emëruar nga ambasadorja shqiptare.

Ende nuk ka një reagim nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë apo nga Kryeministri për shkarkimin e saj.

Ndërkohë, emërimi i ambasadores Aida Sakiqi erdhi pas shkarkimit të ambasadorit Artur Kuko, i shkaktuar nga një incident me Presidentin Bajram Begaj.

Emërimi i Aida Sakiqit në ambasadën më të rëndësishme në Evropë mësohet se pati si shtysë dhe një marrëdhënie të afërt që ajo ka me gruan e Edi Ramës, Lindën.

Marrëdhënie që është ngjizur më shumë gjatë kohës që vajza e gruas së kryeministrit studionte në Holandë dhe Sakiqi ishte ambasadore në Hagë.

Gjithsesi, pritet që prokuroria, në mesin muajit mars, t’i adresojë Kryeministrit dhe Presidentit kërkesën për masën e sigurimit ndaj të pandehurës Aida Sakiqi dhe pezullimin e saj nga detyra./Pamfleti

 

aida sakiqi ambasadorja shqiptare në gjermani

15 Komente

  1. H
    Halit Dema

    Prisni prisni se ka akoma nga keto xhevahire

    1. L
      Luani

      Po te vendosesh femije te lumtur ministre e jashtme cfare pret nga nje kryeminister klloun.

      1. K
        Komunisti i zhgenjyer

        Vari leshte! Ky shtet ka marre fund me te vertete! Edi Rama i dha grushtin e fundit.

        1. R
          Roçka I peqinit

          Ram çorapekuqi duhet te iki vete se e dhiu shqypnine ne çdo pjese te territorit

          1. J
            Jeta

            Grekpshkijet Ramiti e Salehu kane pushtuar Shqiperine. Si nuk nxori çrijes te denje ky popull? Ku jane shqiptaret si popull qe durojnë, perdoren e manipulohen kaq brutalisht.

            1. C
              Ciu

              Gjerat jane me te thjeshta.. Adia Eshte vajza e Elira Agolli/Sakiqi ish menaxhere dhe zyrtare e lartë e IFC (organi financiar i bankes boterore). Elira Sakiqi, e cila me gjithese vetem me gjuhe te huaj eshte vene ne krye te organit te Bankes Boterore) eshte vajza e Zeqi Agollit, kusheririt te Nexhmije Hoxhes dhe freqkuentues i Bllokut Komunist. Zonja ka lyer mire me leke Gruan e Edit kur ishte ne pozicion. Elira eshte Gruaja e nje paraziti, Bulent Sakiqi Vajzat u shkolluan me leket e bursave neper shkolla te huaja private (publikun nuk e gelltit dot) dhe menjehere u bene ambasadore.. Niveli eshte i ulet, shume i ulet..balte fare!

              1. S
                SHPIF SE DO HASH MUT ME SHUME O QIU

                O ciu ha mut kot, niveli eshte i ulet????? ELIRA AGOLLI, ka nje jete te tere qe ka dhene mesim ne Universitetin e Tiranes (Filoqyli- pedagoge e gjuhes angleze), pasta me Banken Boterore, qe kur ti more rospodh nuk e dije ku binte Tirana (me qe i nje te jatin dhe te shoqin).... Elira kur hyri dhimutokracia i kishte lare duart me punen ne shtet, punonte per nderkombetaret dhe si tip qe eshte AS I RRUHET FARE... PO FARE PER SHEVERINE E KRIMIT (birishoviq) APO NARKOSHTETIN e EDRAMES. MOS HA MUT KOT dhe me hidhesh nga nderzimi artificial i lopeve tek lufta ne Vietnam... pra nga Gjermania tek Kuko "i shkarkuar" nga Bega. RRENACAK- Kuko aktualisht mban postin e Ambasadorit te Plotfuqishem ne The Hague/The Netherlands

                1. c
                  ciu

                  Nuk bere gje tjeter pervecse konfirmove ato qe te thashe. Pedagoge e gjuhes angleze sepse i jati ishte kusheri i nexhmijes vihet ne krye te perfaqesise se bankes boterore..Me rrogen e saj te majme dhe me te ardhura te tjera .... dergoi te dyja vajzat ne belgjike (e bejne pa problem te gjithe shqipetaret dhe mesuesit e anglishtes) ne universitete private..dhe vajza menjehere behet ambasadore..si te gjitha vajzat qe jane mbaruar universitetin sifomos ato te mesueseve te anglishtes..apo jo..Mos u perziej kot nese nuk je e perlyer, apo jo?!..Rri dhe sodit spektaklin se tani nje ambasadore, vajza e nje mesuese anglishte, qe mbahet me taksat e mia/tona ka vepruar/tradhetuar kunder interesave te vendit tim..PISA!

                  1. K
                    Kujt ti djeg te hedhe ca uje te ftofet .

                    Po ty o robo , pse te dogji apo je ne nje tave. Nuk u lodhet me portat PD e PS te PPSh ?! Na vut n’gjum me perrallat.

                    1. T
                      Tironci

                      Po pse e paska ngaterruar gocen me pune ne shtet (dmth ambasadore) kur nuk ju rrujtka per pune shteti o bole? Apo sepse kjo rrace e poshter qe na nxiu jeten qe nga 1944 nuk heq dot dore nga poshtersite dhe hajdutlliku.

                    2. L
                      Lady x

                      Te mos harrojme se ambasadorja ka studjuar per psikologji ne Belgjike dhe me shume gjasa s'eshte diplomuar pasi ne ate kohe qe teresisht e varur nga substancat narkotile. Shyqyr qe shpetoi gjalle thuaj.

                    3. F
                      Feti Dema

                      Edi Rama e ka një vëlla me babë në Rusi. Pse nuk e mbledh Presidenti Këshillin e Sigurisë Kombëtare? Apo i ka deleguar kompetencat te Edi Rama dhe vetë është kthyer në noter i Kryeministrit.

                      1. T
                        Tirona

                        Pupupu sa të shpifta mër zot.. si tha Arjan Konomi, kte sikur e ka pjell nuse lala .. ptu rracqime.Sa trradhtar paska pas ky ven mër zot.Kjo halja shoqa Lindës që e bon shtetin si oborr privat

                        1. R
                          Ridvani

                          Ky artikull ka dorën e Gentiana Mburimit (apo Burimit), konsullja hajdute e Shqipërisë në Mynih. Genta me 2 mbiemra njihet si e pashkollë, e sëmurë mendore dhe hajdute xhepash në Ministrinë e Jashtme, por si ordinere shpifëse që përdoret për çdo punë të pisët, ka bërë përpara megjithse nuk ka as shkollë te mesme, e jo me te larten. Është kapur me vjedhje nga Auditi i Ministrisë mbi 35 mije euro, dhe perseri e ka mbyllur me shantazhet e saj. Tani e gënjen mendja se do heqe Ambasadoren ne Berlin me kto sbpifje ordinere…

                          1. H
                            Hall i madh

                            Ore mire e keni ju dhe nuk kam asgje per te hequr e per te shtuar, po problemi eshte si do ja bejme??? Apo te vije prap Argita ministre (tashme jo si me pare ne hije) por prej verteti dhe te emroje e shkarkoje ke te doje… prandaj ketu nuk jetohet…

                            Lini një Përgjigje