TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Shkurt 2026, 10:34

Katërvjetori i luftës me Rusinë, Spiropali: Shqipëria në solidaritet të palëkundur me Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti
Katërvjetori i luftës me Rusinë, Spiropali: Shqipëria
Zelensky-Spiropali

Në përvjetorin e katërt të nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, ministrja e Punëve të Jashtme, Elisa Spiropali, ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë për popullin ukrainas.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe foto nga takimi i saj i fundit me presidentin Volodymyr Zelensky në Kiev, Spiropali theksoi se Shqipëria vijon të qëndrojë në krah të Ukrainës në përballjen e saj me agresionin rus.

Në mesazhin e saj, kryediplomatja shqiptare përkujtoi jetët e humbura gjatë katër viteve të konfliktit dhe vlerësoi qëndresën e popullit ukrainas. Ajo nënvizoi se guximi dhe qëndrueshmëria e Ukrainës janë dëshmi se, sipas saj, dhuna nuk mund të mposhtë aspiratën për liri dhe sovranitet.

Spiropali deklaroi se Tirana zyrtare do të vijojë ta mbështesë Kievin në planin politik dhe diplomatik, si edhe përmes veprimeve konkrete, duke e cilësuar këtë qëndrim si të qartë dhe të bazuar në parime.

"Katër vjet pasi Rusia nisi agresionin e saj brutal dhe të pajustifikuar kundër Ukrainës, ne përkujtojmë jetët e humbura dhe qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me një komb që mbron lirinë, sovranitetin dhe demokracinë e tij. Guximi i popullit ukrainas vazhdon të frymëzojë botën. Qëndrueshmëria e tyre dëshmon se terrori nuk mund ta mposhtë vullnetin për të jetuar i lirë. Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për Ukrainën, politikisht, diplomatikisht dhe përmes veprimeve konkrete. Solidariteti ynë është i qartë, parimor dhe i qëndrueshëm. Ukraina nuk është vetëm!", shkruan Spiropali.

spiropali lufta ne ukraine shqiperia

1 Komente

  1. L
    Lili

    Po de, duke puneduar edhe rus ne ambasaden shqiptare ne grrmany tregoni ju solidaritetin me… rusin , apo jo elisa

    Lini një Përgjigje