Politike24 Mars 2023, 19:38

Çështja e shqiptarëve në Britani, Braverman takon Çuçin dhe i kujton marrëveshjen për kthimin e emigrantëve

Shkruar nga Pamfleti

Çështja e shqiptarëve në Britani, Braverman takon

Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman e ka konsideruar të rëndësishëm takimin e mbajtur në Londër me ministrin e Brendshëm shqiptar, Bledi Çuçi ku është diskutuar për emigrantët e paligjshëm.

Me anë të një postim në rrjetin social “Twitter”, Baverman tha se vlerëson kontributin e komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe vuri theksin te Komunikata e Përbashkët në lidhje me krimin e organizuar dhe kthimin e shtetasve shqiptarë, që mbërrijnë në Britani me varka të vogla.

Diskutim i rëndësishëm me Bledi Çuçin në lidhje me kontributin e çmuar të komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, dhe progresin sipas Komunikatës sonë të Përbashkët. Kjo përfshin trajtimin e krimit të organizuar serioz dhe kthimin e shtetasve shqiptarë, sikurse edhe ata që mbërrijnë me varka të vogla”, shkruan sekretarja britanike në Twitter.

Kujtojmë se një ditë më parë kryeministri, Edi Rama në takimin që zhvilloi me homologun britanik Rishi Sunak, lidhur me çështjen e emigrantëve që shqiptarë që shkojnë në Britani për të kërkuar azil.

Ndërkohë që në dhjetor të 2022 dy vendet nënshkruan një marrëveshje për të përshpejtuar deportimin e shqiptarëve që mbërrijnë në Bitani me varka. Kjo pasi gati 13,000 shqiptarë arritën në Britani nga Franca vitin e kaluar, duke bërë që rreth një në tre persona që mbërritën në Kanalin e La Manche të jenë shtetas shqiptarë.

emigrantët baverman Çuçi