Politike24 Mars 2023, 19:12

SHBA tjetër mesazh politikës: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitje e blerje votash

Shkruar nga Pamfleti

SHBA tjetër mesazh politikës: Duam kandidatë të pastër

Drejtuesit duhet të sigurohen që listat e tyre të kandidatëve të përmbushin kërkesat e ligjit, si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për kandidatë të pastër dhe me integritet të lartë. Strategjia e Presidentit Biden Kundër Korrupsionit identifikon kërcënimin unik që paraqet korrupsioni për demokracinë dhe sigurinë tonë kombëtare...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lëshuar një tjetër apel për politikën sa i takon zgjedhjeve vendore.  

Pak ditë më parë ambasadorja Kim zhvilloi takime me klasën politike dhe i paralajmëroi që të bëjnë kujdes me kandidatët. Sot ambasada përmes një deklarate ka dalë me të njëjtën thirrje. Sipas ambasadës, më 14 maj Uashingtoni pret të shohë kandidatë jo me të shkuar kriminale. Po ashtu kërkohet të marrë fund shitja e blerja e votave.   

Pas 50 ditësh, më 14 maj, Shqipëria do të zhvillojë zgjedhje vendore mbarëkombëtare. U bëjmë thirrje të gjitha partive politike dhe institucioneve të sigurohen që aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare.

Pas zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021, raporti i ODIHR-it përshkruan fushat ku është bërë përparim i vazhdueshëm, si dhe mangësitë. Në veçanti, pati raportime të besueshme për blerje votash, presion mbi votuesit dhe keqpërdorim të burimeve shtetërore dhe të dhënave personale. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje qeverisë, partive dhe institucioneve shtetërore që të zbatojnë rekomandimet e ODIHR-it”, thekson ambasada.

Më tej përmendet edhe dekreti i presidentit Biden, duke e cilësuar korrupsionin si kërcënim për sigurinë e SHBA. Për këtë arsye ambasada ka kërkuar një proces sa më të drejtë zgjedhor, larg korrupsionit dhe presioneve.

Ashtu siç ambasadorja Kim diskutoi kohët e fundit me drejtuesit e partive, partitë politike duhet të sigurohen që fushatat dhe aktivitetet zgjedhore të zhvillohen në mënyrë të drejtë, të rregullt dhe transparente. Drejtuesit duhet të sigurohen që listat e tyre të kandidatëve të përmbushin kërkesat e ligjit, si dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për kandidatë të pastër dhe me integritet të lartë. Strategjia e Presidentit Biden Kundër Korrupsionit identifikon kërcënimin unik që paraqet korrupsioni për demokracinë dhe sigurinë tonë kombëtare.

Shtetet e Bashkuara mbështesin me forcë kërkesën e popullit shqiptar për një demokraci të fortë. Ne nxisim të gjithë drejtuesit dhe institucionet që të vazhdojnë të përmirësojnë proceset zgjedhore të Shqipërisë dhe të sigurojnë që Shqipëria ecën përpara në rrugën e saj demokratike”, njofton ambasada”, thekson ambasada.

Mbetet të shihet nëse deklaratat do të dëgjohen nga klasa politike apo do të vijojë e njëjta skemë, që pasi të marrin mandatin, shumë prej kryebashkiakëve do të dalin të dënuar.

shba ki zgjehdje