TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Maj 2025, 21:18

Sulmet e Kryemadhit, Blushi: Provokime, nuk kam kohë për t'iu përgjigjur kujtdo

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet e Kryemadhit, Blushi: Provokime, nuk kam kohë për t'iu

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, njëkohësisht kandidati për deputet në listën e sigurt të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ka folur lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Ai u shpreh se “Aleanca e Shqipërisë Madhështore” është tashmë opozita e vërtetë, duke kritikuar mazhorancën, se ka nuk ka pasur për qëllim mbështetjen e qytetarëve.

Gjithashtu Blushi u pyet lidhur edhe me një qëndrim kritik të Monika Kryemadhi ndaj tij, duke i quajtur si “provokime”. Ai shprehet se nuk ka kohë për të humbur apo për t’i kthyer përgjigje Kryemadhit.

“Unë nuk kam pasur kohë t’i ndjek këto deklarata. Janë provokime për të cilat nuk kam asnjë sekondë kohë për të humbur apo për t’i kthyer përgjigje kujtdo që merret me Tedi Blushin. Sepse besoj se kush është Tedi Blushi të gjithë e dinë”, tha Blushi për “Abc News”.

Lini një Përgjigje