Politike18 Prill 2024, 13:25

Sulmet ndaj kreut të SPAK, Braçe godet Ilir Metën: Po vepron si mafia e 'Cosa Nostrës' me prokurorët!

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet ndaj kreut të SPAK, Braçe godet Ilir Metën: Po vepron si
Meta, Braçe dhe kreu i SPAK, Altin Dumani

Deputeti socialist Erion Braçe, gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ka reaguar ndaj sulmeve të kreut të Partisë së Lirisë, Ilira Meta kundër SPAK dhe Altin Dumanit.

Braçe me tone të ashpra në Kuvend i krahasoi sulmet e Metës ndaj kreut të SPAK, si deligjitimi i prokurorëve njëlloj siç vepronte mafia e Cosa Nostra-s.

“Ka tensione mes politikanëve dhe Drejtësisë së re. Nuk e kuptoj këtë tension, drejtësia heton, politikanët nuk kanë asgjë më shumë se qytetarët. Pushteti që kemi ne këtu nuk mund të dalë mbi Reformën në Drejtësi. Pse ka kaq mllef kundrejt këtyre institucioneve. Pse duhet të shkohet në linçim. Ditët e fundit linçimi ka shkuar në eterr, ka shkaktuar tronditje në opinionin publik. Pse duhet që politika të përdorë fuqinë e saj për të linçuar prokurorë dhe gjyqtarë. Pse u dashka që ne të mos bindemi Kushtetutës, por të synojmë deligjitimimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. A e dini se deligjitmimi i Drejtësisë, nuk lindi te politika por te mafia, lindi te Cosa Nostra. Ata përmes dezinfomirmit deligjitimonin prokurorët dhe gjyqtarët. Pas mafies shkoi te politikanët e mafies, pastaj te shtet malinje. Nuk mund të tolerojmë më që politikanët të sulmojnë institucione të tjera. Kur them këtë vazhdoj të gjej në këtë sallë njerëz që e kanë mbështetur Reformën në Drejtësi”, u shpreh Braçe.

Ju rikujtojmë se ditën e djeshme, Ilir Meta SPAK përshkallëzoi sulmin ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit pa kursyer as epitetet fyese ndaj tij.

Ai e quajti Dumanin “palaço”, duke e akuzuar se kërkon që të marrë Partinë e Lirisë dhe t’ia dorëzojë Edi Ramës.

Meta tha se Dumani është shndërruar në një “pistoletë” të Edi Ramës për të “vrarë pluralizmin politik”.

“Dum Dumani do të marrë Partinë e Lirisë dhe t’ia çojë Edi Ramës. Ai është palaço, është pistoletë e Ramës për të vrarë pluralizmin politik”, tha Meta.

braçe godet ilir metën