TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shtator 2024, 13:43

Fatmir Xhafaj në SPAK, Salianji: Kam firmosur kërkesën për hetim pasuror

Shkruar nga Pamfleti
Fatmir Xhafaj në SPAK, Salianji: Kam firmosur kërkesën për
Ervin Salianji

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka deklaruar ka firmosur kërkesën për hetim pasuror ndaj ish-ministrit, Fatmir Xhafajt drejtuar SPAK.

Salianji, në një konferencë për mediat, theksoi se “u çora fasadën e këta përpëliten e mendojnë si të mjerë që do të më mposhtim me burg”.

Deputeti demokrat u shpreh se nuk do të dorëzohet, ndërsa u bëri thirrje mbështetësve t’i bashkohen protestës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike më 6 Tetor.

'Përballë do të më kenë sot, pas një viti, gjatë këtij viti, e kështu për vite me radhë, derisa këta të rrënohen. Burgosja ime është pjesë e planit të Ramës.Si ka mundësi që krerët e opozitës duke filluar bga Berisha janë në burg ose në procedim? Sali Berisha u mori 600 mijë vota pa vulë.

Unë çora fasadën me denoncime dhe prova, dhe këta përpëliten e mendojnë si të mjerë që do të më mposhtim me burg. As që mund të mendohet, dhe as që e mendoj të dorëzohem.

Nuk do të dorëzohemi është dita jonë e forcës. Më 6 tetor në Tiranë duhet të jemi të gjithë bashkë për të mbytur gëzimin e ligë se po shfarosin PD-në.

Nuk e bëjnë dot. Sot është kurrë, është një deklaratë nga ana ime, siç e kam paralajmëruar gjatë javës sapo kam firmosur kërkesën për fillimin e hetimit pasuror për Fatmir Xhafën drejtuar SPAK.', tha Ervin Salianji.

Mësohet se Xhafaj do të kallëzohet në Prokurorinë e Posaçme për 5 vepra penale.

Vendimi për të kallëzuar ish ministrin erdhi një ditë pasi Gjykata e Apelit la të pandryshuar vendimin për dënimin me 1 vit burg të deputetit të PD, Ervin Salianji.

Gjykata e Apelit vendosi dje (26 shtator) të lërë në fuqi dënimin me 1 vit burg për deputetin demokrat, Ervin Salianji për veprën penale të “kallëzimit të rremë”.

Vendimi u shpall nga trupi gjykues me relatore Elona Toro dhe anëtarë Iliba Bezati dhe Genti Shala.

Pas shpalljes së vendimit, Salianji e denoncoi procesin si të montuar nga fillimi në fund dhe e quajti veten një të dënuar politik.

ervin salianji spak xhafaj

Lini një Përgjigje