TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Qershor 2025, 22:54

Financimi i fushatës, Lapaj: Kemi fatura për çdo aktivitet, çdo pagesë përmes bankave

Shkruar nga Pamfleti

Financimi i fushatës, Lapaj: Kemi fatura për çdo aktivitet,

Drejtuesi i koalicionit Nisma-Shqipëria bëhet, Adriatik Lapaj thotë se i vetmi subjekt politik që bën transparent në Republikën e Shqipërisë, është forca politike që ai drejton.

Ai deklaroi se për aktivitetet jashtë vendit, gjithçka është organizuar nga komunitetet dhe kanë shkuar si të ftuar.

"Hapi të gjitha faqet e partisë politike. Financimi i partisë tonë është bërë nëpërmjet rrugëve bankare, së pari nëpërmjet PayPal, por ka opsion, dikush që e bën veten publik dhe dikush që nuk e bën.

Kur kalohet direkt në bankë nuk është transparente. Në bankë kemi detyrimin të bëjmë raportimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Për aktivitetin e Londrës, gjithçka e kemi bërë vetëm përmes organizimit të komuniteteve që na kanë ftuar dhe kemi shkuar.

Kanë paguar ata që kanë organizuar. Kemi mbajtur faturë për aktivitetin e Londrës dhe po raportojmë në KQZ. Nuk ka të dytë në Shqipëri që ti ketë bërë dokumentet më transparente",  u shpreh Lapaj.

Lini një Përgjigje