TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2025, 17:21

“Foltorja" e Salianjit, Berisha angazhon drejtuesit e degëve për t’i dështuar takimin në Durrës; zbardhet mesazhi

Shkruar nga Pamfleti

“Foltorja" e Salianjit, Berisha angazhon drejtuesit e degëve

Duket se në këtë mënyrë, vetë kreu demokrat, Sali Berisha, është kujdesur që ky takim i parë i Ervin Salianjit, i cili kur la qelinë pasi kreu më shumë se 2/3 e dënimit për atë që njihet si dosja “Babalja” u prit si një hero në Partinë Demokratike...

Ervin Salianji, anëtar i Kryesisë së PD-së, ka njoftuar pak ditë më parë mbajtjen e një takimi me demokratët në Durrës, në kuadrin e një bashkëbisedimi me anëtarët dhe strukturat e kësaj partie.

Foltoret e Salianjit u njoftuan pas një takimi që ai pati me disa nga emrat më të votuar në primaret dhe si kandidatë të listave të hapura në zgjedhjet e 11 majit.

Por duket se edhe kjo “Foltore” e Salianjit, ashtu si takimi në kafe, ka trazuar ujërat në PD. Ishte Sali Berisha që dha i pari alarmin teksa e konsideroi takimin e anëtarit të Kryesisë së tij si jo në përputhje me statusin. Berisha tha se duhet PD ka struktura legjitime, ku çdo anëtar mund të shprehë mendimet e tij.

Menjëherë pas paralajmërimit nga Berisha, lëvizja e rradhës u bë nga drejtues të degëve të PD-së në Durrës. Një mesazh i dërguar nga Osman Stafa, drejtues i degës 2 dhe Ardi Muka, i degës 1, ka mbërritur në anëtarësinë e PD-së, ku i kërkohet atyre që të mos marrin pjesë në takimin e thirrur nga Salianji.

Duket se në këtë mënyrë, vetë kreu demokrat, Sali Berisha, është kujdesur që ky takim i parë i Ervin Salianjit, i cili kur la qelinë pasi kreu më shumë se 2/3 e dënimit për atë që njihet si dosja “Babalja” u prit si një hero në Partinë Demokratike. Por shumë shpejt duket se ish-deputeti ka trazuar ujërat në partinë më të madhe opozitare dhe brenda pak ditësh ka sjellë përplasje në PD.

“Persona të paautorizuar kanë shpërndarë një njoftim për takim me strukturat”, duke shtuar se kjo lëvizje “nuk ka të bëjë as me Partinë Demokratike dhe as me agjendën e saj”.

“Foltorja" e Salianjit, Berisha angazhon drejtuesit e degëve

Mesazhi e cilëson këtë thirrje si “fund e krye dezinformim”.

"I nderuar anëtar i PD, dega Durrës!

Persona të paautorizuar kanë shpërndarë një njoftim për takim me strukturat tona. Ky njoftim nuk ka të bëjë as me Partinë Demokratike dhe as me agjendën e saj. Ai njoftim është fund e krye dezinformim.

Partia Demokratike sot ka në fokus të betejës së saj korrupsionin Rama–Balluku në Tunelin e Llogarasë dhe aferat e tjera korruptive të tyre. Ndërkohë jemi duke hyrë në procesin e brendshëm të analizës, gjithnjë vetëm brenda forumeve të Partisë.

Ndaj ne, si anëtarë të PD-së, distancohemi nga këto të ashtuquajtura takime të njoftuara për nesër, datë 3 Dhjetor.

Me respekt,

Kryetarët e degëve Durrës 1 dhe 2,
Ard Muka dhe Osman Stafa", thuhet në mesazhin e shpërndarë nga PD Durrës.



1 Komente

  1. A
    Angjelin Tuci

    PD dhe lidershipi i saje duke njohur brenda vehtes dobesite e saje per shkak te veprimeve te se kaluares i frikesohet rrymave dhe forcave te reja reale demokratike qe prej shume kohesh jane distancuar dhe jane vene ne levizje per te krijuar opoziten e re, te paster dhe me standarte te filozofise se djathte europiane te cilen e kane kerkuar shqiptaret qysh ne 1990.

    Lini një Përgjigje